Messi në Milano? Moratti: S’është një ëndërr, drejtuesit po…

Lionel Messi tek Interi nuk është një ëndërr e ndaluar, situata aktuale i ka përzier të gjitha kartat”. Massimo Moratti, njeriu që si president i Interit u ka dhënë tifozëve “goditjet” më interesante të merkatos në 25 vitet e fundit të historisë së ziklatëtër, (solli në Milano nga Barcelona emra të tillë si Ronaldo (Fenomeni) dhe Eto’o) nuk e thotë për të provokuar, por si sugjerim i mbështetur në logjikë.

Duke folur për “Radio Sport”, ish-presidenti i Interit, sot “këshilltari” i Steven Zhang, argumenton se një kalim i mundshëm i Messit nuk do të ishte aspak një ëndërr e pamundur.

“Mendoj se nuk është e ndaluar që Messi të vijë tek Interi, nuk ka qenë as para krizës së Koronavirusit. Nuk është aspak një ëndërr e ndaluar kjo. Nuk ka qënë as perpara kësaj fatkeqesie që ka rënë dhe mendoj se klubi po bën një tentativë reale për ta transferuar atë tek Interi.

Messi është në fund të kontratës dhe sigurisht që do të ishte një sforco e madhe e klubit për ta marrë. Nuk e di nëse situata aktuale e ndryshon këtë qëllim për mirë apo për keq, por tani letrat janë përzier. Nuk duhet ta ekzagjerojmë, por unë mendoj se në këtë nivel ekziston mundësia për të parë gjëra të çuditshme”, përfundon ish-presidenti i Interit.

Artikulli paraprakInfektohen me Covid-19 edhe 3 punonjës policie
Artikulli tjetërBasha: KM po fshihet pas një komiteti teknik! Sulmet kundër opozitës nuk i fshehin dot dështimet e tij