Basha: KM po fshihet pas një komiteti teknik! Sulmet kundër opozitës nuk i fshehin dot dështimet e tij

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së Ramës, i cili tha se, komiteti teknik nuk e sheh të nevojshme të bëhet testimi masiv për Covid-19.

Basha shprehet në reagimin e tij se, testimi masiv është e vetmja mënyrë për të zbuluar sa thellë është futur virusi në familjet tona.

Reagimi i kryetarit Basha

Testimi masiv është e vetmja mënyrë për të zbuluar sa thellë është futur virusi në familjet tona. Pa testuar, pa gjurmuar, pa izoluar, pasojat do të jenë shumë të rënda!

KM po fshihet pas një komiteti teknik, me shpresë që njerëzit mos ta shohin se sa i papërgatitur është.

Është përgjegjësi e qeverisë që të mbrojë shëndetin e njerëzve, të pajisë me mjetet e duhura ekipet mjekësore dhe të mbajë në këmbë ekonominë.

Sulmet kundër opozitës nuk i fshehin dot dështimet e tij.

Artikulli paraprakMessi në Milano? Moratti: S’është një ëndërr, drejtuesit po…
Artikulli tjetërDeklarata e fortë e mjekut të njohur: Çfarë lidhjesh kanë ekspertët me kryeministrin?