Mësimi online, dështimi i madh…

Nga Rajmonda BASHA

U eksperimentua, u eksperimentua në një kohë që gjithçka është në mëdyshje, duke filluar nga jeta, mirëqenia, mundësia për të siguruar bukën e gojës.U eksperimntua në shtyllën më të rëndësishme të ndërtimit të çdo brezi, shoqërie, shteti, në Arsim.

U bë një paçavure me të ashtuquajturin mësim online. Nuk jam kundër dixhitalizimit, por jam kundër dixhitalizimitn të studentit shqiptar. Papritur na “u prezantuan” platformat e famshme Zoom dhe classroom, pa pyetur nëse kishim mundësi, pa marrë parasysh kushtet në të cilat ndodhemi.

Kush u interesua. Rektorati urdhër nga ministria, ndërkohë që universitetet kanë “autonomi”, “ministria e pamundshme për të gjetur formë tjetër” dhe ne studentët në dorë të zotit.

Deklaratat se mësimi online po shkon për mrekulli të njëpasnjëshme, dhe ne që ishim pjesë e këtij” mësimi” pretendohej se i kishim sytë e mbyllur, nuk e shihnim numrin e aksesimit. Dhe përsëri, “mësimi” shkonte për bukuri- sipas atyre.

E si mund të pretendohej që ky vit të mbyllej online se mua më duket e pakonceptueshme. Disa nga ne sakrifikuam morëm diçka, po ato qindra të tjerë? Apo ç’rëndësi ka, rëndësi ka që msimi po funksionon.

“Gjëja” që urreva gjithë këto kohë ishte egoizmi. Se po të ishte puna për interes vetjak, edhe unë si shumë “shokë” do e pranoja mësimin online si një rehati për të marrë një karton në fund, duke vulosur përfundimin e një cikli studimesh.

Do diplomohemi me titullin “Studentët e pafat, ose më saktë studentët që fatin e tyre e shkruajnë ca të paditur, që e rëndësishme është të mos cënohet interesi vetjak”.

Artikulli paraprakIsh-deputeti: Propaganda nuk ushqen njerëzit, por egon e kllounit që kemi në qeveri
Artikulli tjetërShqiptari kapet në Itali me 1 milion euro kokainë, mister pantera sipër pakos