Mediu në OSBE: Shqiptarët kërkojnë qeveri tranzitore për zgjedhje të lira

Kryetari i PR, Mediu ka bërë thirrje në Asamblenë Parlamentare të OSBE për të mbështetur kauzën e shqiptarëve për zgejdhje të lira përmes një qeverie tranzitore. Ai i ëhstë drejtuar përfaqësuesve të vendeve si Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania të kuptojnë se sot Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë.
Fjala e Mediut
Siç u tha dhe dje, më shumë se qindra mijëra njerëz, pothuaj çdo ditë protestojnë në Tiranë.
Përse protestojnë shqiptarët?
1- Protestojnë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhe kjo Asamble qëndron mbi këto parime.
2- Protesojnë kundër korrupsionit qeveritar, krimit të organizuar, bashkëpunimit të qeverisë me krimin, për të mbajtur pushtetin. Kjo Asamble bazohet në këto qëndrime.
3- Protestojnë për respektimin e Kushtetutës, pavarësinë e gjyqësorit. Shqiperia ka mëse 2 vjet pa Gjykatë Kushtetuese dhe pothuajse 2 vjet pa Gjykatë të Lartë.

Ketu pranë kam kolegët nga Gjermania dhe Amerika. Nëse dikush do të luante me Gjykatën Kushtetuese në Gjermani, kjo do të përbënte një shqetësim të madh.
Nëse Gjykata e Lartë nuk do të punonte, ky do të ishte një alarm i madh në SHBA.
Unë nuk mendoj se duhet të jetë ndryshe në Shqipëri.
4- Shqiptarët protestojnë kundër emigracionit masiv.
5- Shqiptarët kërkojnë një qeveri tranzitore, që të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Çështja e fundit.
Me kënaqësi degjova Z Lajcak, si kryetar i radhës i OSBE.
Ai theksoi, kur foli për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, se ndryshimi i kufijeve nuk është zgjidhja.
Besimi im është se ndryshimi i kufijeve, apo loja për shkëmbimin e territoreve, do të rikthejë konfliktet në Ballkan dhe do të zgjojë konfliket e vjetra.

Artikulli paraprakThirrja e Gurakuqit: E enjtja e ardhshme duhet ta gjejë diktatorin të rrethuar nga populli
Artikulli tjetërBerisha jep alarmin: Po ndërtohet përbindeshi i Korçës, cilat janë pasojat!