Thirrja e Gurakuqit: E enjtja e ardhshme duhet ta gjejë diktatorin të rrethuar nga populli

Romeo GURAKUQI

Çfare duhet te ndodhe tjeter qe e gjithe struktura qeverisese e “Rilindjes” se bijve te Bllokut te perkufizohet si jo legjitime?!
Nje veprim i shpejte dhe intensiv diplomatik, per te ndale rrokullisjen e Parlamentit drejt hullise ramiste eshte bere me se i domosdoshem.
Ne qofte se edhe pas dites se marte, nderhyrja nderkombetare per largimin e Shefit te Organizates se “Rilindjes” nuk do te arrije objektivin stabilizues te kuadrit politik dhe institucional, per Opoziten konservatore lind nevoja e pergatitjes edhe e projektit te Struktures Organizative te Qeverise Tranzitive, te programit, te rregullave te veprimit legjislativ dhe e afateve te vendosjes ne veprim.
Hapi veprues politik nuk do te jete improvizues, por me njerezit e duhur dhe intelektualet me atdhetare.
Shperbashkimi i “Rilindjes” se bijve te Bllokut me Socialistet e vertete, intelektuale dhe demokrate, te cilet njelloj kane vuajtur nga regjimi i gangstereve, mendoj se duhet te jete nje qasje shoqeruese e skemes cmontuese. Demokracia e vertete nuk ecen perkunder social- demokracise, perkundrazi, paralelisht dhe bashkerisht drejt nje shoqerie me te vertete pluraliste dhe te se drejtes se barabarte ne shtet te qytetareve.
E enjtja e ardhshme duhet ta gjeje diktatorin te rrethuar legjitimisht dhe paqesisht nga populli kudo ne Tirane.
Diktatura e ka te perqendruar seline e vet vendimarrese, parane e fituar pa djersen e ballit, qejfet dhe orgjite politike, ne Tirane dhe kunoren e Blloqeve te Reja rreth kryeqytetit.
Ndaj rrethimi i saj paqesor mendoj se duhet te perqendrohet ne vendin e urdherdhenies antishteterore, aty ku gelon babezia e tyre.
Qytetareve te Tiranes, per te dyten here brenda tre dekadave, i ka ra barra e misionit te cmontimit te perpjekjes se disa familjeve , qe jane mesuar me sundim mbi pjesen tjeter te popullit.
Bashkekombasve tane ne SHBA u takon ta ndihmojne vendin e tyre me lobim te pershtatshem dhe te kualifikuar, ne zyrat ku regjimi i Tiranes nuk mund te depertoje me masken e vet.

Artikulli paraprakDomethënia e vërtetë e Traktatit të Aquisgrana
Artikulli tjetërMediu në OSBE: Shqiptarët kërkojnë qeveri tranzitore për zgjedhje të lira