Mediat e regjimit përdorin non-stop Sali Berishën dhe Ilir Metën për të izoluar PD

Në Shqipëri, mediat e kontrolluara nga regjimi kanë bërë një përdorim të vazhdueshëm të Sali Berishës dhe Ilir Metës në përpjekjen e tyre për të izoluar opozitën e pavarur. Edi Rama, si zotëruesi i vërtetë i shumicës së medias, ka siguruar se këta politikanë të njohur tç mbajnë një vend të rëndësishëm në transmetimet e tyre.

Sali Berisha, një ish-kryeministër dhe figura e njohur në politikën shqiptare, është bërë objektivi kryesor i mediave të regjimit. Ai është ka dalë në mënyrë të përsëritur në gjitha televizionet private të kontrolluara nga Rama. Gjithashtu, televizioni publik shqiptar nuk ka shpëtuar nga kjo tendencë. Kjo tregon se Rama ka dhuruar kohë televizive partnerëve të tij politikës së vjetëruar të non gratave.

Po ashtu, edhe Ilir Meta, ish-presidenti shqiptar, është përhapur intensivisht në mediat e regjimit. Prezenca e diskursit të tij është bërë pjesë e zakonshme në televizionet kontrolluar nga Rama.

Në këtë mënyrë, regjimi synon të përçajë dhe të diskreditojë opozitën e pavarur, duke përdorur këta politikanë të njohur si ndërhyrje për të ndikuar në opinionin publik.

Pyetja e natyrshme është, pse Sali Berisha dhe Ilir Meta janë të përfshirë në mënyrë të vazhdueshme në mediat e regjimit?
Përgjigja është se ata NUK janë një alternativë e fortë për Ramën dhe grupin e tij të pushtetit. Regjimi dëshiron të izolojë opozitën e pavarur dhe të mbajë kontrollin e plotë mbi skenën politike shqiptare.

Një ndër strategjitë që përdoren është SHFAQJA e Berishës dhe Metës përmes mediave të kontrolluara.

Kjo i shërben regjimit për të minuar besimin e publikut ndaj opozitës. Ja statistikat që konfirmojnë se Meta dhe Berisha janë kudo prezentë.

Artikulli paraprakAlibeaj: Demokratët e Korçës e kanë të qartë se në 14 maj, e vetmja alternativë e djathtë është PD
Artikulli tjetër“Do ta heqim taksën shkollore dhe sportive”, Bejko: Do të bëjmë 250 km rrugë që i mungojnë fshatrave