“Do ta heqim taksën shkollore dhe sportive”, Bejko: Do të bëjmë 250 km rrugë që i mungojnë fshatrave

Roland Bejko, kandidati nga PD-ja, për bashkinë e Tiranës, në takimin me banorët e Tufinës ka dëgjuar shqetësimet e tyre, ku dhe ka prezantuar pjesë nga programi i tij.

Bejko u shpreh se një vëmendje të veçantë do të kenë zonat rurale, ku ndër investimet që ka përmendur janë tregjet ushqimore, sakaq do t’i jepet prioritet fermerëve vendas dhe plotësimin e kushteve që ky sektor të shkojë si duhet.

Roland Bejko: Çmimet e banesave kanë vajtur në stratosferë. Nuk e blen dot një banesë tani një çift i ri. Prandaj ne në programin tonë kemi premtuar ulje të taksës së ndërtimit, nga 15% që është sot me 7%. Kemi premtuar për të gjithë ata që merren me biznesin e ndërtimit, do hapim garën për të gjithë në tenderët publike, jo vetëm për oligarkët që ka Rama-Saliu, Saliu-Rama, Meta-Saliu, Meta-Rama. Jo vetëm për këta oligarkë, por për të gjithë. Do ta heqim taksën shkollore dhe sportive, do t’i ulim taksat 50%.

Lidhur me fshatrat, jo vetën që do të bëjmë 250 km rrugë që i mungojnë fshatrave, jo vetëm që do punojmë për vaditjen dhe për të nxitur prodhimin e fshatrave tua, por do të ndërtojmë edhe tregjet që do të jenë në hyrje të Tiranës. Siç është rasti i rrugës tuaj këtu, kur vjen me rrugën e Arbrit. Do ndërtohet tregu diku në lagjen këtu afër me qëllim që qytetarët e Tiranës të vijnë të blejnë tek tregu prodhim të freskët fshati. Dhe ju të mbaroni punë, të dorëzoni mallin, ta lini në frigorifer nëse nuk shitet brenda ditës. Do bëjmë subvencionim në bujqësi dhe blegtori, siç e ka për detyrë të bëjë ministria do ta bëjë edhe bashkia.

Nënat kryefamiljare do të ndihmon nga bashkia në të gjitha mënyrat, qoftë për strehimin, ku ne, 3% që e ka me detyrim t’ua marrë bashkia kompanive të ndërtimit nuk ua merr në banesë, ua merr në lekë dhe s’ka banesa sociale. Në do ta marrim edhe në lek një pjesë, ndërsa pjesën më të madhe do ta marrim në objekt, hyrje për ata që janë pa strehë. Nënat kryefamiljare do jenë prioritet siç do jenë në prioritet për strehim edhe çiftet e reja të cilat e kanë të pamundur të blejnë një shtëpi me këto çmime që ka Tirana, se do t’i duhen 4-5 jetë punë

Artikulli paraprakMediat e regjimit përdorin non-stop Sali Berishën dhe Ilir Metën për të izoluar PD
Artikulli tjetërBejko: Qytetarët ankohen se s’kanë lekë, qeveritarët futen si njerëz normalë në politikë e dalin si miliarderë