Media e huaj: Zaev dha dorëheqjen, Rama justifikohet: “Fajin e ka Europa”! 

Rrjeti prestigjoz Euronews, i cili citon burime të dorës së parë nga mbledhja e djeshme e kryetarëve të qeverisë të vendeve anëtare në BE, ku edhe u vendos që të mos hapeshin negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka nxjerrë detaje të rendësishme nga debati që çoi në atë përfundim.

Sipas “Euronews”, presidenti francez Emmanuel Macron nuk ka pranuar ndarjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, për të cilën shumica dërrmuese ishte për t’ia hapur negociatat, përcjell Abc News.

“Presidenti francez, Emmanuel Macron argumentoi që nisja e bisedimeve të anëtarësimit vetëm me një vend do të ishte një gabim i tmerrshëm për Balkanin”, shkruan Euronews, duke cituar burimin e saj.

“Dje dëgjova disa fjalë se ne pothuajse arritëm uninamitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo nuk është e vërtetë. Padyshim, aty kishte një shumicë që Maqedonisë së Veriut ti happen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë”, shton më tej ai.

Pavarësisht kësaj, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev njoftoi sot dorëheqjen e tij, ndërsa lajmëroi zhvillimin e  zgjedhjeve të parakohshme në vend. Ndryshe ndodh në Tiranë, ku kryeministri Edi Rama vijon me justifikimin se “fajin e ka Europa”.

Artikulli paraprakTë gjithë kërkojnë dorëheqjen e Ramës! Duhen zgjedhje të parakohshme
Artikulli tjetërDështimi është përgjegjësi e Ramës!