Më e mira e Grupit A

Mediat më të rëndësishme ndërkombëtare vazhdojnë të thurin elozhe për paraqitjen e Shqipërisë në Euro 2016. Pas përfundimit të fazës së grupeve prestigjozja britanike “Daily Mail”, i ka bërë një analizë të detajuar ecurisë së deritanishme të të gjitha skuadrave që kanë marrë pjesë në Euro 2016-të. Gazeta angleze i ka vlerësuar me nga një notë paraqitjet e ekipeve përfaqësuese, teksa me notën A me yll që është edhe më e larta ka vlerësuar paraqitet e dy skuadrave, Kroacisë dhe Islandës.
Me notën A janë vlerësuar kombëtare të tilla si Hungaria e Irlanda e Veriut që bënë suprizën, duke u kualifikuar për më tej në dy grupe shumë të vështira siç ishin ata F dhe C. Uellsi që e mbylli grupin B në vendin e pare, duke lënë pas Anglinë është vlerësuar me notën A-, ndërsa Italia e Polonia me B+. Shqipëria ndërkohë sëbashku me Gjermaninë e Sllovakinë janë vlerësuar nga “Daily Mail” me notën B.
Në analizën e saj dedikuar përfaqësueses kuqezi e përditshmja britanike shkruan: “Një prej dy humbëseve të pafata që e mbylli fazën e grupeve në vendin e tretë dhe nuk ja doli të kualifikohej për më tej. Shqipëria i tejkaloi të gjitha pritshmëritë edhe pse nuk mundi të avanconte më tej. Kuqezinjtë ishin impresionues në ndeshjen ndaj Zvicrës edhe pse luajtën për pjesën më të madhe të kohës me një lojtar më pak. Ndaj Francës, Shqipëria rezistoi për 90 minuta, duke u ndëshkuar vetëm në fund. Fitoi ndaj Rumanisë, duke mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit. Një turne i mirë nga i cili mund të ndërtohet e ardhmja. Nota B”.
Me këto fjalë “Daily Mail” e cilëson më shumë sesa pozitiv europianin e Shqipërisë, duke vlerësuar në maksimum kombëtaren kuqezi. Të gjitha kombëtaret e tjera janë vlerësuar me një notë më ulët nga gazeta britanike. Tre skuadrat që janë paraqitur më dobët sipas “Daily Mail” janë Austria, Rusia e Ukraina.
Mungesa e të ashtuquajturave “fitore të lehta” ofron një triumf “drejtësie” për UEFA-n, e cila bëri një ndryshim historik gjatë këtij edicioni të Europianit, duke shtuar 8 ekipe më shumë e duke e kthyer këtë eveniment me 24 ekipe. Le të shohim më poshtë gjithçka ndodhi në fazën e grupe të kompeticionit më të rëndësishëm kontinental, teksa ekipet kanë marrë dy ditë pushim përpara se të nisin të shtunën fazën e 1/8-ve me eliminim të drejtpërdrejtë.
Pjesë e gëzimit të këtij zgjerimi të Kampionatit Europian ka qenë padiskutim pjesëmarrja e 5 ekipeve të reja debutuese, të cilët faktikisht rezultuan se nuk ishin thjesht për “piknik” në Francë, por shumë më tepër sesa kaq. E sigurisht gëzimi i tifozëve të tyre ka qenë i jashtëzakonshëm, pasi shumica shijuan edhe kënaqësinë e të kualifikuarit për më tej, për herë të parë në një kompeticion të këtyre përmasave. Vetëm Shqipëria nuk mundi të qëndronte më gjatë në “Francë 2016, pasi Islanda, Irlanda e Veriut, Sllovakia dhe Uellsi do të vijojnë aventurën në fazën e 16-sheve. Uellsi, madje rezulton si ekipi që ka shënuar më shumë gola, së bashku me Hungarinë, me nga 6 të tillë.

Artikulli paraprakQytetarët kompensohen nëse kanë 10-35 orë kufizime energjie në vit?
Artikulli tjetërFrancë-Irlandë, koha e revanshit