Qytetarët kompensohen nëse kanë 10-35 orë kufizime energjie në vit?

Një rregullore e re që ka lidhje me cilësinë e shërbimeve të energjisë elektrike pritet të miratohet në mbledhjen e radhës së Entit Rregullator të Energjisë (ERE).
Rregullorja e re përcakton se, duke filluar nga 1 shtatori 2016 në rast të mosrespektimit të niveleve të cilësisë së shërbimit sipas nenit 16 të kësaj rregulloreje, operatori i sistemit është i detyruar t’i japë një kompensim klientit fundor, me kërkesën e këtij të fundit në vlerën 200 lekë.
Duke ju referuar nenit 16 të kësaj rregulloreje, nëse një klient në Tiranë i ndërpritet energjia më shumë se 10 orë në vit duhet të kërkojë dëmshpërblim. Në qytete dhe fshatra të tjera, veç Tiranës dëmshpërblimi për ndërprerjet kërkohet mbi intervalet 12-35 orë në vit.
Rregullorja e re thotë se çdo ndërprerje energjie më shumë se 15 minuta quhet ndërprerje e gjatë.
Duke filluar nga 1 shtatori 2016 në rast të mosrespektimit të niveleve të cilësisë tregtare të shërbimit nga Operatori i Sistemit është i detyruar t’i japë një kompensim klientit fundor prej 200 lekësh.
Pas verifikimit të mosrespektimit të niveleve të cilësisë së shërbimit, kompensimi brenda 30 ditë kalendarike nga data e paraqitjes së kërkesës.
Në faturën e dërguar vlera e kompensimit duhet të jetë e përcaktuar nën emërtimin “Kompensimi i klientit për mosrespektim të niveleve të cilësisë së shërbimit të përcaktuara nga ERE. Gjithashtu në të njëjtin dokument duhet të përcaktohet që, “Përfitimi i kompensimit nuk përjashton mundësinë e klientit për ta kërkuar në rrugë gjyqësore”.
Mirëpo masa e dëmit që duhet t’u paguhet klientëve është shumë modeste (200 lekë) në krahasim me dëmin që mund të krijojë mungesa e energjisë.

Artikulli paraprakKu shkuan 2 milionë fidanët e Ministrisë së Mjedisit për Lurën?
Artikulli tjetërMë e mira e Grupit A