“McGonigal”/ “SPAK duhet t’i shkojë çështjes deri në fund, të tregojë rolin e Ramës”, Lala paralajmëron “furtunë”: Ne hetim dhe…

Gazetarja Klodiana Lala nga emisioni “Kjo Javë” e gazetares Nisida Tufa në News24, komentoi punë e bërë nga SPAK dhe çështjet që janë nën hetim, ku paralajmëroi për një stinë me shumë furtuna dhe lajme.

Në lidhje me çështjen ‘McgGigal’, Lala tha se SPAK duhet t’i shkojë deri në fund dhe të tregojë se cili ka qenë roli i kreut të qeverisë Edi Rama.

Po ashtu tha se janë nën hetim ish-presidenti Ilir Meta bashkë me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, si dhe çështja e inceneratorëve.

“Kam mbështetur SPAK kur ka bërë punë të mira. Ka pasur shumë çështje ku mënyra se si është hetuar të lë shumë për të dëshiruar. SPAK ka në duar hetime të rëndësishme. Duhet që SPAK të sigurojë prova dhe fakte që të dërgojë parapa hekurave.

Çështja ‘McGonigal është një çështje që SPAK duhet t’i shkojë deri në fund. Është një njeri i lartë i FBOI-së që mund të ketë shantazhuar ose të ketë punuar kundër opozitës shqiptare. Është detyra e SPAK për të treguar se cili ka qenë roli i Ramës.

Janë inceneratorët ashtu, për ish-presidentin Ilir meta, Monika Kryemadhi po ashtu. Pritet që të ketë rezultate në lidhje me këtë çështje. Ka plot personazhe që janë duke u hetuar, kryesisht në radhët e mazhorancës. Besoj se ka një panik nga mazhoranca. E shoh si një stinë me shumë furtuna dhe lajme”, u shpreh Lala.

Artikulli paraprakRriten krimet nga të miturit, sa të rinj u përballën me drejtësinë në 4 vite
Artikulli tjetërShpenzimet e turistëve në Shqipëri kapin shifra rekord, analiza: A mjafton vetëm imazhi i përmirësuar për tërheqjen e investitorëve?