Maskat rrëmbejnë dhe masakrojnë nën kërcënimin e armëve një të ri, ngjarja u mbajt e fshehtë nga policia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mes të fshatit Gjoricë të Dibrës. Katër persona të armatosur dhe të maskuar, janë futur në një lokal në këtë fshat dhe kanë masakruar një djalë të ri me inicialet F. A.

Dëshmitarët kanë treguar se njëri prej personave të maskuar ka ndenjur roje në hyrje të lokalit dhe 3 persona të tjerë kanë goditur dhe kanë bërë për spital djalin e ri.

Ai ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Dibrës. Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë, por vetëm sot është bërë publike nga policia.

Ende nuk dihet arsyeja se pse policia ka heshtur prej 3 ditësh në lidhje me këtë ngjarje.

Artikulli paraprakBerisha publikon dokumentin: Peshkaqeni Ben Blushi dhe Gazi i Ramës zhvatin 6 mijë metër tokë në Dhërmi
Artikulli tjetërPunonjësit e Transportit Urban në protestë, ndërhyn me forcë policia dhe shoqëron 10 persona