Maskat me detyrim, qeveria publikon rastet kur “shpëton” nga gjobat e Ramës

Duke filluar nga dita e nesërme, datë 15 Tetor, mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme për t’u mbajtur kudo në ambientet jashtë shtëpisë.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, ka bërë të ditur se është miratuar dhe “Udhëzuesi mbi përdorimin e detyrueshëm të maskave në ambjentet jashtë shtëpisë”, që paraqet kriteret e përgjithshme, rregullat dhe përjashtimet për përdorimin e barrierave mbrojtëse (maskave) në ambjentet jashtë shtëpisë, me qëllim zvogëlimin e përhapjes së mundshme të COVID-19.

Por përveç rasteve kur maska është e detyrueshme, Fico tregoi edhe rastet kur bëhet përjashtim.

Rastet kur maska nuk është e detyruar 

  1. Në të gjitha rastet kur përdorimi i maskës dëmton shëndetin sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
  2. Nga persona me sëmundje që i bëjnë të paaftë për përdorimin maskës.
  3. Gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive.
  4. Nga persona të cilët lëvizin të vetëm me biçikletë, motoçikletë apo monopatinë.
  5. Kur në makinë është vetëm drejtuesi i mjetit ose persona që kanë lidhje familjare me të
  6. Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqe ose në det.
  7. Në shtëpi me anëtarët e ngushtë të familjes.

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico, në fund të deklaratës së saj ka rikujtuar qytetarët se mbajtja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe mos zbatimi i kësaj masë do të ketë penalitete sipas Aktit Normativ me 3 mijë lekë për shkelësit për herë të parë, dhe 5 mijë lekë për shkelje të përsëritur.

Artikulli paraprak“Mjeshtri i mashtrimeve mbrohet me shpifje”/ Ina Zhupa publikon videon: Padia është reale, Veliajn e pret drejtësia!
Artikulli tjetërRama lutet për “mandatin e tretë”, shikoni çfarë i jep Zoti (Foto)