Maskarada e KQZ me hapjen e 11 kutive, PS nuk pranon të krahasojë votat me listën e votuesve

KQZ ka nisur hapjen e 11 kutive në Lezhë, gjoja për t’u hedhur hi syve shqiptarëve se gjoja “jemi të hapur dhe pa manipulime”.

Por nga ana tjetër PS nuk pranon që votat e gjetura në kuti t’i krahasojë me listën e zgjedhësve, për të parë nëse ka më shumë vota se votues.

Propozimi i kreut të KQZ, Klement Zguri është hedhur poshtë dje nga ushatrët e Edi Ramës në KQZ me 4 vota, duke tentuar që ti hedhin hi syve popullit dhe ndërkombëtarëve.

Kjo është një tentativë e PS gjoja për te treguar se janë transparentë por në të vertetë po mundohen të fshehin farsën e 30 qershorit duke përdorur edhe levat e tyre dhe partitë anonime që u perfshinë me urdhër në këtë proces.

Farsa e KQZ për hapjen e 11 kutive u dencua dje nga Sekretari për Çështjet Zgjedhore i PD. Në një reagim të publikuar në faqen e tij në Facebook, Ivi Kaso denoncoi planin e PS për të mbuluar manipulimin. Do të hapen në Lezhë vetëm 11 kuti ku ka siguri, por nuk hap kutinë e materialeve zgjedhore që zbulon nr e vërtetë të votuesve.

“Nën shembullin e ndritur të “marifetit” me Idajet Beqirin, KQZ ka vendosur që nesër, në vijim të një kërkese ankimore për Bashkinë Lezhë, të hapë dhe të kontrollojë rregullshmërinë e procesit të 30 Qershorit vetëm për 11 qendra votimi ku PS ndihet e sigurt që s’ka patur manipulime.

Qëllimi, jo fort i fshehur është që t’i tregohet botës mbarë se votimet ishin të rregullta e të vlefshme, jo vetëm këtu por në mbarë vendin. Ajo që e nxjerr bllof këtë skemë farsë “dorëzimi të kontrolluar” është se nga frika se mos del në shesh manipulimi me listat e zgjedhësve, në këto qendra, KQZ ka vendosur të mos ta hapë fare kutinë e materialeve zgjedhore. Pra, thënë shkurt e me dy fjalë: Proces farsë për t’u hedhur hi syve njerëzve!”, shkruan Ivi Kaso.

ivi kaso

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërKryebashkiaku i Stambollit…