Mashtrimi/ Polici i prekur nga Covid-19 ka qenë në punë deri dje, kolegët nxjerrin zbuluar shtetin

Një punonjës i polícisë së Shtetit në Kukës rezultoi iprejkur me Covid-19. Ndryshe nga sa u tha fillimisht se, políci kishte qendruar në karantinë që prej një jave, pasi kishte pasur kontakte me personat e prekur më herët në Kukës, kolegët e tij thonë të kundërtën. Ata shprehen se efektivi ka qenë deri dje në detyrë, ndërsa ISHP ka nisur bërjen e tamponeve dhe për kolegët e tij.

Me këtë rast numri i të prekurve në qytet shkon në 12, ndërkohë që raste ka pasur më herët dhe në Tropojë dhe në Has, por që ditët e fundit, duket të jetë ndalur përhapja.

Deri dje në vendin tonë ishte 663 numri total i të prekurve me Covid 19, ndërmjet tyre 385 janë të shëruar, ndërsa ka një ulje të ndjeshme të personave që kërkojnë ndihmë në spitale.

Artikulli paraprakVokshi publikon dokumentat, një vjedhje e re me kontratat sekrete. Respiratorët e oksigjenit u blenë me dyfishin e çmimit të tregut
Artikulli tjetërAhmetaj, Dako dhe Klosi drekojnë tek “Sofra e Ariut”, s’duan t’ia dinë për distancim social