Masakra me HEC-et me ligjin e ri të qeverisë për koncesionet

Qeveria i ka transferuar kompetencat e dhënies së tyre tërësisht tek Ministria e Energjetikës, teksa e ka orientuar atë që nëse aplikuesi i parë nuk i plotëson kushtet të vijohet me tjetrin.
Gjithashtu qeveria e ka orientuar Ministrinë e Energjetikës që të ndërmjetësojë dhe të lehtësojë investitorët në rastet kur prona është shtetërore.
Teksa teknologjia e fundit në Evropë për prodhimin e energjisë ka arritur në ndërtimin e TEC që prodhojnë me 50 MW energji me gaz dhe njëkohësisht shërbejnë për ngrohjen e serrave, qeveria shqiptare ka ndërmarrë një politikë agresive stimulimi për ndërtimin e HEC-ve të 2 MW pa kursyer as zonat e mbrojtura.
Në kulmin e debatit për dëmin që të paktën 14 HEC–e, jo më shumë se 2 MW po i krijojnë perlës së Alpeve shqiptare, Valbonës, qeveria ka marrë një vendim në të cilën liberalizohet dhënia e tyre. Qeveria i ka transferuar kompetencat e dhënies së tyre tërësisht tek Ministria e Energjetikës, teksa e ka orientuar atë që nëse aplikuesi i parë nuk i plotëson kushtet të vijohet me tjetrin.
Gjithashtu qeveria e ka orientuar Ministrinë e Energjetikës që të ndërmjetësojë dhe të lehtësojë investitorët në rastet kur prona është shtetërore.

Artikulli paraprakBrexit, bizneset në BE do të humbasin 13 miliardë paund
Artikulli tjetër4.5 miliardë lekë mungojnë në arkën e shtetit në shtator