Marrëveshja Rama-Berisha zhbën republikën parlamentare

Nga Gentian Gaba

Edi Rama ka bere investitor strategjik Pellumb Gjoken; ne burg si anetar i krimit te organizuar, i arrestuar nga SPAK.

Edi Rama ka bere investitore strategjike Olta Xhacken; ministre ne hetim nga SPAK.
Edi Rama ka bere investotor strategjik Gaz Pajen; gaztor i oborrit te rilindjes.
Edi Rama ka bere investiore strategjik qente dhe mace nga klientet e tij, per te mbrojtur pushtetin e tij te korruptuar.

Thene keto, fakti qe familja Trump mund te investoje ne Shqiperi (ndoshta edhe gjetke ne Bllkan) ne opinionin tim modest, nuk eshte hataja me e madhe. Me mire Trump sesa xhepistat e Rames, qe i shet si investitore te huaj.
Politizimi qe kjo ceshtje rrezikon te marre per shkak te fushates se polarizuar ne SHBA, prej vitesh familjet e kandidateve jane nen sulme reciproke, rrezikon ta ktheje vendin ne ate barin e shkelur nga perleshja mes “elefantit” dhe “gomarit”; ketu mungesa e transparences eshte pergjegjesi e qeverise qe, si perhere, mendon vetem per vete.

Megjithate , problemi real nuk eshte tek emrat, por te modeli politik. Nje model politik i deshtuar qe e ka kthyer parlamentin ne nje dhome noterie, ku nuk diskutohet, e ku lajme te tilla merren vesh nga mediat.

Po ashtu problem real eshte mungesa referendumeve, lokale e kombetare, qe pamundesohen me ligj, te cilat duhet te kene rolin e tyre ne vendimmarrjen e qytetareve. Kthimi i republikes, kthimi i parlametarizmit eshte ceshtja thelbesore qe tema te tilla nxjerrin ne pah; nga Teatri Kombetar deri te Sazani, degjohet vetem zeri i kryeministrit dhe jo ai i qytetareve.

Kjo eshte dhe tema qe marreveshja Rama-Berisha 2.0 kerkon te mbaj larg opinionit publik, duke mbrojtur ndryshimet e 2008-es, te cilat koha po i provon si te demshme per demokracine, duke na detyruar here pas here te debatojme per pasojat, e jo per shkaqet ne zemer problemit: Nuk jemi me republike parlamentare.

Artikulli paraprakANALIZA: Jostabiliteti në Bosnje e Hercegovinë ka efekt në Kosovë dhe më gjerë
Artikulli tjetërPo na mbysin importet