Manipulohen zgjedhjet universitare në Durrës, FRESSH presion studentëve

Në universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”, sot kanë nisur zgjedhjet, por për herë të parë, nuk është lejuar që asnjë media të hyjë në qendrat e votimit. Ndërkohë në Fakultetin e Shkencave Politike, vëzhguesit kanë deklaruar se procesi i votimit është manipuluar. Isa Myzyri, vëzhgues nga radha e studentëve gjatë procesit të votimit, thotë se ka pasur ndërhyrje nga strukturat politike, kryesisht nga Forumi Rinor i Partisë Socialiste, FRESSH-i. Sipas Myzyrit, në këto zgjedhje po bëhet manipulim.
Në zgjedhje merr pjesë i gjithë stafi akademik, i punësuar me kohë të plotë. Përjashtohen nga kjo e drejtë ata anëtarë të veçantë stafit akademik që, për shkak të moshës, nuk kanë të drejtë të zgjidhen, por vijojnë të jenë të punësuar për shkak të titujve shkencorë që mbajnë. Në zgjedhje marrin pjesë të gjithë studentët, e të gjitha ciklieve të studimit, që studiojnë me kohë të plotë.

Artikulli paraprakLirimi i hapësirave publike për investimet, aksion i Bashkisë Kamëz në Babrru-Qendër
Artikulli tjetërTopalli: Shqipëria është në udhëkryq të rrezikshëm