Manifestimi në orën 17:00/ Frikësohet regjimi, 1 mijë policë rrethojnë Kryeministrinë

Rreth 1000 efektivë të Policisë së Shtetit pritet të angazhohen në tubimin e sotëm që është thirrur nga Presidenti Ilir Meta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas Policisë, plani i masavave do të vendoset në zbatim gjatë pasditës ndërsa mësohet se do të krijohet një kordon me trupa të rendit përballë kryeministrisë.

Gjithashtu në gatishmëri do të jenë edhe efektivët e Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë dhe “Shqiponjat”, si dhe Garda e Republikës, ndërsa do të vendoset edhe një perimetër sigurie përtej të cilit nuk do të lejoehn qytetarët.

Sipas Policisë masat janë marrë në kuadër të ruajtjes së institucioneve dhe rendit publik, ndërsa tubimi do të nisë në orën 17:00 ku parashikohet të ketë një pjesmarrje masive.

Mësohet se përveç godinës së kryeministrisë, do merren në mrojtje edhe institucionet e tjera shtetërore që ndodhen përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Tubimi ka një orar nisjeje por jo një orar fiks se kur do të përfundojë, ndërsa presidenca e ka njoftuar vazhdimisht si paqësor duke ftuar qytetarët të marrin me vete lule mimoze dhe flamuj kuqezi.

Artikulli paraprakHenri Çili flet pas lirimit: Një absurd i paimagjinueshëm deri në kufijtë e çmendurisë!
Artikulli tjetërRekord ndërtimesh në Tiranë, 420 milionë euro! Ekspertët japin alarmin: Para e …!