Henri Çili flet pas lirimit: Një absurd i paimagjinueshëm deri në kufijtë e çmendurisë!

Mbrëmjen e djeshme botuesi dhe analisti i njohur Henri Çili u lirua nga qelia pas dy ditësh qëndrimi, ku ndaj tij u mor vendimi “detyrim paraqitje” nga Gjykata e Faktit të Përmetit.

Pas një seance tepër të gjatë prej 10 orësh, Çili u la i lirë, ku jashtë gjyqit e prisnin të afërm, kolegë e miq.

Menjëherë ai foli në një prononcim për mediat, duke thënë se kjo ishte një prove e vështirë që e bindi se duhet të thellojë studimet në fushën e së drejtës penale.

“Një absurd i paimagjinueshëm, deri në kufijtë e çmendurisë. Gjithsesi ishte një provë e vështirë që më bindi se duhet të thelloj studimet e mia në fushën e së drejtës penale”, deklaroi Çili pas lirimit.

Dje Gjykata e Përmetit dha vendimin për lirimin nga burgut të 13 personave dhe dhënien e masës së arrestit me burg për 18 të tjerë nga 31 të arrestuarit në kuadër të operacionit të koduar si “Mezhgorani”.

Botuesi Henri Çili, njëkohësisht dhe pronari i Universitetit Europian të Tiranës, është një nga personat e liruar ndaj të cilit u vendos masa “Detyrim paraqitje”, ndërsa mbi të ishin ngritur nga Prokuroria 6 akuza.

Vendimi i Gjykatës

Pas një seance maratonë në Gjykatën e Gjirokastreës, kjo e fundit ka marrë vendimin për lirimin nga burgu të botuesit dhe gazetarit, Henri Çilit.

Gjykata i ka vendosur botuesit dhe gazetarit të njohur masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Për avokatin Ilir Korbin është marrë masa “arrest shtëpie”.

Pritet zbardhja e masave për personat e tjerë.

Të pranishëm në sallë ishin 30 të arrestuar, përveç biznesmenit Sait Fishta, i cili ndodhet i shtruar në spital, pasi u sëmur pas arrestimit

Më herët gjatë ditës së sotme, gjatë mbrojtjes në gjykatë, Henri Çili ka pranuar përgjimet, me argumentin se ai ka një studio ligjore që ia legjitimon ndërmjetësimin dhe se biseda të kësaj natyre janë brenda profilit të punës së kësaj studioje ligjore.

Arrest me burg Gjykata e Përmetit dha për:

Amarildo Aliko

Eraldjan Hodo

Xhevair Sejati

Neuland Miçi

Skënder Toska

Armando Hajdinaj

Sidi Ramaj

Erment Beqaraj

Askerd Malke

Elidon Alikollari

Ervin Çela

Antonio Hasa

Adriatik Brakaj

Aristidh Çoli

Klea Pëllumbi

Kladi Dervishi

Artikulli paraprakMashtron sërish, shikoni fotot dhe konstatoni monstrën
Artikulli tjetërManifestimi në orën 17:00/ Frikësohet regjimi, 1 mijë policë rrethojnë Kryeministrinë