Manaj: Nuk shkoi siç e kishim përgatitur ndeshjen, fokusin te Suedia

Sulmuesi i Shqipërisë, Rei Manaj dha opinionin e tij pas humbjes 3:0 ndaj Kilit.

“Kisha shumë emocione dhe ndeshja nuk shkoi siç e kishim përgatitur. Tani duhet të stërvitemi që në ndeshjen e ardhshme të japim më shumë. Besoj se sot nuk ishte çështje emocionesh, por nuk na doli loja. Të stërvitemi dhe të fokusohemi te Suedia”, u shpreh fillimisht Manaj.

Kishit shumë pak topa në këmbë, ishit i veçuar?

“E kishim përgatitur ndryshe ndeshjen dhe presingu lart i Kilit na prishi punë. Trajneri na tregoi video… Duhet të përmirësohemi.”

Artikulli paraprakKili i jep leksion Shqipërisë në miqësore, kuqezinjtë dështojnë keq në “Ennio Tardini”
Artikulli tjetërPërmban shumë vlera ushqyese, ja pse duhet të hani një vezë të zier çdo ditë