Magjia e Jovetiç i jep fitoren Interit

Interi regjistroi fitoren e parë në miqësoret përpara kampionatit. Skuadra e Roberto Mançinit mposhti 2-1 me përmbysje Real Salt Lake City. Pas barazimit ndaj Wattens, skuadër e kategorisë së dytë austriake dhe humbjes ndaj CSKA Sofie, gjatë turneut amerikan zikaltërit fituan përballë skuadrës së vendit të katërt në Major League Soçer.
Pas 18 minutave lojë, Salt Lake kaloi në avantazh me Allen, që topin e mbetur në zonë pas një goditje këndi e dërgoi në rrjetë. Interi i’u përgjigj në të njëjtën mënyrë, me ekzekutimin fluturimthi të D’Ambrosio-s pas një goditje këndi, që riktheu barazpeshën.
Për të vulosur suksesin e Interit mendoi Stevan Jovetiç, në minutën e dytë të kohës shtesë. Sulmuesi malazez, që më parë kishte goditur edhe shtyllën, realizoi një perlë, duke i dhënë fitoren zikaltërve. Të dielën, Interi do të debutojë në turneun veror International Champions Cup, ku do të përballet me Paris Saint-Germain. Një ndeshje që sipas trajnerit Mançini “do të jetë krejt e ndryshme”, sepse PSG është një skuadër në nivelin e zikaltërve.

Artikulli paraprakGomez largohet nga Turqia për shkak të situatës politike
Artikulli tjetërBarcelona negociata për rinovimin e Luis Suarez