Lufta midis monedhave është në të vërtetë lufta mes fuqive

Ndërsa Bashkimi Europian Lufton për të dalë nga reçesioni dhe zona euro rrezikon kolapsin, është me vend që të shqyrtohet kriza ekonomike në perspektivën e saj historike. Lufta e monedhave duket në realitet efekti i një lufte midis fuqive në një sistem ku rezulton e vështirë të rregullohen shkëmbimet dhe ku bashkimet monetare duken të destinuara të dështojnë.
Nocioni i luftës midis monedhave ka ndryshuar nga ai i luftës ekonomike. Napoleoni e ka eksperimentuar luftën ekonomike, me sukses të pakët, kundër Mbretërisë së Bashkuar me anë të bllokut kontinental, të krijuar me Dekretin e Berlinit të 1806. Më pas konfliktet e shekullit të XX-të e kanë sistematizuar, duke mobilizuar nën autoritetin e shtetit ekonominë dhe shoqërinë në shërbim të përpjekjes së luftës. Në të njëjtën mënyrë, sanksionet ekonomike mund të përdoren nga diplomacia për të shoqëruar apo zëvendësuar një ndërhyrje ushtarale. Megjithatë, lufta vazhdon të mbetet në kompetencën e kampit politik. Në kohë paqeje, në shkëmbimet ndërkombëtare, lufta ekonomike synon në përmbysjen e lojërave të forcës dhe të rivaliteteve midis shteteve. Vlen parashikimi i bërë në 1849 nga Victor Hugo: “Do të vijë një ditë ku nuk do të ketë fushëbeteje të tjera përveçse tregjeve që do të happen ndaj tregëtisë”. Në praktikë, duke perifrazuar thënien e Karl Von Clauzewitz, lufta ekonomike është vazhdimi i operacioneve luftarake me mjete të tjera dhe përkthehet në ndërhyrjen e shteteve në tregjet botërore me qëllim që të deformojnë, në favorin e tyre, konkurrencën për të kapur aktivitete e përdorime, investime dhe talente.
Proteksionizmi, i atribuar sovranitetit, i përbën elementin e privilegjuar, i teorizuar nga ekonomisti Friedrich

List në shekullin e XIX-të, domethënë i zbatuar në mënyrë gjithnjë e më të diversifikuar dhe të butë nëpërmjet normash juridike, fiskale, kontabiliste, sociale apo mjedisore. Thelbësisht mbrojtës, proteksionizmi është kompletuar nga një arsenal më sulmues: falsifikimi, marrja e kontrollit të teknologjive strategjike, dominimi i hapësirave të reja – dje detet, sot hapësira dhe bota kibernetike – sigurimi i aksesit në lëndët e para e në burimet e energjisë, investimet e fondeve sovrane (me pronësi shtetërore), spiunazhi ekonomik. Zhvlerësimi kompetitiv mbetet një prej armëve më efikase të proteksionizmit, pasi ul çmimin e eksporteve dhe shtrenjton importet menjëherë, duke riekuilibruar në këtë mënyrë bilancin tregëtar. Në një sistem me shkëmbime fikse, ajo përkthehet në zgjedhjen e një rruge invferiore ndaj barazisë së fuqisë blerëse. Në një sistem shkëmbimesh fleksibël, zhvlerësimi mund të marrë forma direkte ose jodirekte: manipulim të tregjeve, kontroll të shkëmbimeve, jokonvertueshmëri, e shtyrë për poshtë e kostove të prodhimit, fisklitet që godet konsumin ose importet.
Në një kontekst të tillë, lufta e monedhave afirmohet si një komponent themelor i luftës ekonomike. Për këtë arësye është bërë shokja e rrugës e krizave të mëdha të kapitalizmit nga shekulli i XIX-të deri më sot, duke provokuar si modifikimin e normave të prodhimit, ashtu edhe tronditjen e hierarkive midis fuqive. Monedha ka luajtur një rol qendror, pasi është leva e parë e futjes së kombeve në shkëmbimet dhe pagesat botërore dhe pasi përkufizon hapësirat respektive të manovrës. Monedha përbën më të fuqishmin dhe më efikasitetin e instrumentave të politikës ekonomike. Përfshin të gjitha aktorët ekonomikë në kohë shumë të shkurtër. Mundëson që të veprohet mbi ekuilibrat e brendshëm, duke mëshuar mbi konsumin, kursimin e investimin, dhe mbi balancën import – eksport. Nga këti tentativa e pushtetit politik për ta manipuluar monedhën, sidomos në periudhat e krizës ekonomike e financiare: të gjitha krizat e mëdha janë shoqëruar nga tensione në tregun e shkëmbimeve.

Ar ose argjend, konflikti i bimetalizmit
Në shekullin e XIX-të monedha e shkruar ose kontabël (llogari korrente apo çeqe bankare) zgjerohet dhe i shtohet monedhës metalike. Pavarësisht kësaj, ari dhe argjendi kanë mbetur instrumentat monetarë në garanci të biletave të bankës, që qenë tërësisht të konvertueshme në metal të çmuar. Liria e çmimeve, e shkëmbimeve dhe e lëvizjeve të kapitalit përfundon për të mbizotëruar në kuadër të një regjimi me shkëmbime fikse, i bazuar mbi arin dhe mbi argjendin. Të dy metalet kanë bashkëjetuar gjatë si standard monetar referues. Ari, më i rrallë dhe më i shtrenjtë, shpesh rezervohej për transaksionet e rëndësishme, ndërsa argjendi përdorej në përditshmëri. Ekspansioni ekonomik dhe zhvillimi i monedhës kontabëll e kanë paraqitur problemin në terma të rinj, duke e destabilizuar systemin bimetalik. Ky sistem mundësonte që të bashkëjetonin, në shtete, ashtu si edhe në shkëmbime ndërkombëtare, monedha vlera e të cilave përcaktohej si njësi llogarie ndaj shteteve, por vlera reale e të cilave mund të luhatej në funksion të peshës dhe të ethes për metalet. Praktikisht, ethet lidhur me arin dhe argjendin, praktikisht të qëndrueshme gjatë gjysmës së parë të shekullit të XIX-të, nis të luhatet fuqishëm me zbulimin e vendburimeve të reja.
Zbulimet e vendburimeve të arit në California (1848) e Australi (1851) fillimisht shkaktojnë një rënie të vlerës së metalit të çmuar. Më pas, vënia në shfrytëzim e minierave të argjendit në Nevada (që ia kanë pesëfushuar prodhimin) shkaktojnë një rënie të çmimit, duke provokuar shumëfishimin e monedhave të argjendit dhe zhdukjen faktike të arit nga qarkullimi për shkak të thesarizimit të tij (sipas ligjit të Thomas Gresham: “Monedha e keqe përzë atë të mirën nga tregu”). Përveçse stabilitetit monetary, konflikti mbi bimetalizimin kishte për qëllim rivalitetin e fuqive dhe të qendrave financiare. Mbretëria e Bashkuara ishte përshtatur qysh nga 1821 me lingotën sandarde të arit, të cilën e bën një instrument në shërbim të fuqisë së City, ndërsa Franca dhe Shtetet e Bashkuara i qëndronin besnikë bimetalizmit. Longota standard e arit ka përfituar si nga stabiliteti i stërlinës gjatë shekullit të XIX-të, ashtu edhe nga dinamizmi i tregëtisë së jashtme britanike dhe i fuqisë së qendrës financiare të Londrës në transaksionet ndërkombëtare. Rënia e vlerës së argjendit, rritja e rëndësisë së monedhës kontabël, dominimi financiar i City duke filluar nga 1870 janë të gjithë elementë që shkaktojnë braktisjen e bimetalizmit dhe përgjithësimin e lingotës së arit referuese.

Ëndërra e bashkimit monetar
I krijuar në 1865 dhe që përfshinte Francën, Zvicrën, Belgjikën, Luksemburgun, Italinë dhe, nga viti 1868, Greqinë, Bashkimi Monetar Latin është një bashkim monetar i lançuar nga Napoleoni i III-të dhe nga Ministri i tij Felix Esquirou de Parieux. Një bashkim i tillë donte t’i kundërvihej supremacisë së Mbretërisë të Bashkuar në shkëmbimet tregëtare dhe të çmontonte dominimin e stërlinës. Sistemi kishte për qëllim që të përcaktonte me saktësi vlerën e monedhae të arit dhe të monedhave ndarëse të argjendit. Bashkimi ndiqte në thelb 4 objektiva: stabilizimin e dy lingotave referuese në ar e në argjend; zhvillimin e tregëtisë ndërkombëtare, të lehtësuar nga qarkullimi i lirë i monedhës në gjirin e Bashkimit; konsolidimin e begatisë dhe të paqes në Europë dhe evolucionin drejt një monedhe universale. Për këtë qëllim në 1867 mblidhet një konferencë ndërkombëtare, ku marrin pjesë Anglia dhe Shtetet e Bashkuara, për të kërkuar që të arrihet në një përafrim të një sistemi të tillë, nëpërmjet një monedhe të secilit vend, që do të kishte të njëjtën peshë në ar (5 dollarë amerikanë, 25 franga franceze, 1 stërlinë angleze, etj.).
Ngurrimet e Mbretërisë së Bashkuar, që tentonte të privilegjonte mbrojtjen e primatit të qendrës financiare të Londrës, por sidomos humbja franceze e Sedanit kundër Prusisë në 1870 do t’i japin fund projektit të monedhës universale. Në fakt, entiteti i reparacioneve në ar të Francës për Gjermaninë do të përcaktojnë nga ana e kësaj të fundit futjen në treg të rezervave të saj të mëdha të argjendit, duke shkaktuar një zhvlerësim të fortë të metalit. Bashkimi Monetar Latin mbijeton zyrtarisht deri më 1927, në pjesën më të madhe e zhveshur nga thelbi i tij prej aderimit në sistemin referues të arit dhe sidomos prej Luftës së Parë Botërore. Gjithësesi, ky bashkim, që në kulmin e tij numëronte 32 anëtarë, mbetet tentative e parë e organizimit të sistemit monetary ndërkombëtar.

Periudha e lingotës së artë referuese (Gold Exchange Standard)
Regjimi i lingotës së artë, që imponohet nga fundi i viteve ’70 të shekullit të XIX-të, e përjashton apriori zhvlerësimin. Ai kërkon një mbulim të rreptë në ar të monedhës së emetuar, përveçse qarkullimin e lirë të kapitaleve. Parimet e lingotës së artë referuese kanë njohur megjithatë përjashtime të konsiderueshme. Më i rëndësishmi konsiston në dominimin ekonomiko – financiar të Mbretërisë së Bashkuara. Asociimi i shkëmbimit të lirë, i eksportimië masiv të kapitaleve dhe i një pozicioni të jashtëm neto tejet aktiv të Mbretërisë së Bashkuara, e vendosin stërlinën në nivel monedhe ndërkombëtare rezerve dhe referimi. Ky evolucion ecën në hap të njëjtë me moslidhjen e masës monetare britanike nga mbulimi në ar – i siguruar vetëm në 50% apo edhe 30% – dhe të bilancit të pagesa korrente. Në të njëjtën kohë, krijimi i perandorive koloniale përkthehet në krijimin e zonave tregëtare dhe monetare preferenciale. Sistemi i lingotës së artë referuese rregullonte rritjen në funksion të sasisë së arit, që nga ana e saj përcaktonte masën monetare qarkulluese.
Ai ka kontribuar në një farë mënyre në depresionin e madh e fundshekullit të XIX-të, nga 1873 më 1896, që është përkthyer në Europë në një stanjacion të aktivitetit, një rënie të prodhimit industrial me 10% dhe të një rënie të pambarimtë të çmimeve bujqësore. Për më tepër, rritja e vendeve të reja – Shtetet e Bashkuara, por edhe Australi, Argjentinë, Kili, Rusi dhe Perandori Otomane – trondit shkëmbimet dhe pagesat botërore. Ngurtësia e lingotës së artë referuese, që kufizonte mundësinë e axhustimit monetar, favorizon përdorimin e proteksionizmit midis fuqive të industrializuara dhe në vendet emergjente si Rusia, Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Japonia. Megjithatë, Gold Exchange Standard i reziston deflacionit të fundshekullit dhe udhëheq në rigjallërimin brilant të dekadës së parë të shekullit të XX-të. Ky rigjallërim stimulohet nga Revolucioni i Dytë Industrial, i bazuar mbi çelikun, naftën e mbi elektricitetin, mbi sipërmarrjet e mëdha, me ringritjen e çmimeve bujqësore të shkaktuar nga konsumi urban dhe, së fundi, mbi rigjallërimin e tregëtisë ndërkombëtare të shtyrë nga kërkesa e vendeve të mëdha dhe nga tërheqja e masave proteksioniste. Në fund, lingota e artë referuese do të flaket tej, bashkë me dominimin e Europës Perëndimore, nga konflikti i parë botëror.

Stërlina kundër dollarit: mashtrimi i viteve ‘20
Lufta e Parë Botërore do t’i japë një goditje fatale regjimit të lingotës së artë për shkak të superdebitimit të shteteve, të inflacionit dhe të ezaurimit të rezervave të arit, të përdorura për të financuar 4 vitet e konfliktit. Gjatë luftës ndërlufutuesit e kishin pezulluar konvertueshmërinë në ar e monedhave respektive. Me paqen ka një rivendosje progresive dhe të pjesshme të regjimit të lingotës së artë, me regjimin e lingotës së shkëmbimit të artë të vënë në punë në Gjenevë në vitin 1922 rreth stërlinës dhe dollarit. Të dy monedhat ndajnë rolin e monedhës ndërkombëtare, duke siguruar konvertueshmërinë e tyre në ar; monedhat e tjera bëheshin të konvertueshme stërlina e në dollar, por jo më në ar. Winston Churchill deshi ta konvertonte këtë rend të ri monetar dhe ta konsakronte fuqinë e rigjetur të Londrës me rinovimin më 28 prill 1925 e barazisë në ar të stërlinës së paraluftës. Por bëri një prej gabimeve më të mëdha të politikës ekonomike të shekullit të XX-të. Duke mbivlerësuar stërlinën nga 10% në 15% karshi dollarit, ai kontribuoi në percipitimin e ekonomisë britanike drejt një rritjeje boshe, duke shkatërruar konkurrencën e investimet dhe duke shkaktuar një rritje të papunësisë, që arriti në më shumë se 11% të popullsisë. Në të kundërt, në Francë, aktivitetet zhvillohen me 4% në vit, duke favorizuar punësimin e plotë dhe duke përfituar nga stabilizimi i realizuar prej Raymond Poincaré në 1926, që e fikson vlerën e frangës në 1/5 e vlerës së paraluftës, domethënë një nënzhvlerësim prej 10% – 15%; një vendim që lehtëson eksportet dhe amortizon, të paktën fillimisht, valën e goditjes së rënies së Wall Street të vitit 1929.

Vitet Tridhjetë: tërheqje lidhur me zonat monetare
Kriza e viteve ’30 mbetet shembulli më i mirë dhe më tragjik i luftës ekonomike dhe monetare si laborator i një lufte botërore. Katastrofa ekonomike luhet në 3 akte. Akti i parë: në vijim të rënies së 24 tetorit 1929, Banka Federale Amerikane (FED) rrit përqindjet e saj të interesit, duke shkaktuar falimentime bankare zinxhir dhe një reçision të dhunshëm. Akti i dytë: përgjigja e qeverisë konsiston në përdorimin e proteksionizmit me Smoot-Hawley Tariff Act, që i rrit tarifat doganore thuajse në tërësinë e produkteve industriale. Akti i tretë: zhvlerësimi i stërlinës dhe ndalimi i konvertueshmërisë së saj në ar, vendosur më 21 shtator 1931, kumuluar me falimentimin e Kredit Anstalt, e eksporton reçisionin në Europë. Dështimi i Konferencës së Londrës (1933) sanksionon paaftësinë e gjetjes së një marrëveshjeje lidhur me një dalje të koncertuar nga kriza, duke shkaktuar zhvlerësimin e dollarit (1934) dhe, për pasojë, përdorimin e zhvlerësimeve konkurruese dhe proteksionizmit. Intransigjenca e Bankës së Francës në mbrojtje të lingotës së artë referuese provokon braktisjen e sesionit nga ana e Franklin Delano Roosevelt, që përçmon “fetishet e vjetra e bankierëve të mallkuar ndërkombëtarë” dhe pohon se “shëndeti ekonomik i një vendi përbën faktorin më të madh e mirëqenies së tij dhe jo vlerën e monedhës së tij në terma shkëmbimi ndaj vendeve të tjera”.
Shpërbërja e shkëmbimeve dhe e pagesave botërore përfshin ¾ e ekonomisë ndërkombëtare, duke i përcaktuar kështu ristrukturimin rreth zonave monetare. Më 1931 Mbretëria e Bashkuar krijon bllokun e stërlinës, njëkohësisht me Commonwealth, në gjirin e të cilit Konferenca e Ottawa krijon në vitin 1932 një sistem perandorak preference; përveç vendeve të Commonëealth, ai përfshin vendet skandinave, Portugalinë dhe Brazili. Krijimi i zonës së dollarit, që përfshin Amerikën Latine (përveç Brazilit) dhe Filipinet, shoqëron zhvlerësimin e dollarit dhe përbën një prej aspekteve ndërkombëtare të New Deal. Franca kundërpërgjigjet duke krijuar bllokun e arit (1933) me Italinë, Hollandën, Belgjikën, Poloninë dhe Zvicrën. Në mënyrë të veçantë, Franca i përqëndron shkëmbimet e saj tek kolonitë, që përbëjnë më shumë se ¼ e tregëtisë së jashtme në 1938 (kundrejt 1/6 në 1929).
Formimi i bllokut të arit në një situatë të shënuar nga zhvlerësime konkrruese, përkthehet fillimisht në një rikuperim të fortë të vlerës së monedhave të lidhura akoma me arin, fakt që kontribuon në shkatërrimin e plotë të eksporteve dhe në një rritje të përqindjeve të interesit. Pason blloku i konsumeve dhe sidomos i investimeve, duke e nxjerrë jashtë “zonën e arit” nga rigjallërimet botërore të 1933 e 1935. Rënia e ekonomisë, rritja e papunësisë dhe degradimi i bilancit tregëtar kontribuojnë në rritjen e deficiteve publike dhe shkaktojnë largime masive kapitalesh. Blloku i arit, duke i dhënë forcë më të madhe deflacionit, e bën për pasojë të pashmangshëm zhvlerësimin. Kjo do të jetë zgjedhja e Italisë në 1934, e Belgjikës në 1935, e Polonisë e më pas e Francës në 1936. Fatkeqësisht, këto zhvlerësime të vonuara nuk janë në gjendje që t’i zhdukin pasojat dramatike e deflacionit. Vonesat e anëtarëve të bllokut të arit karshi vendeve që kishin përdorur një zhvlerësim të parakohshëm, arrin në fundin e viteve ‘30 28% në terma të PBB-së dhe 55% në terma të prodhimit industrial. Në të njëjtën kohë, totalitarizmat (Rusia staliniane, Gjermania hitleriane, Italia mussoliniane, Japonia militariste), arrijnë që të kombinojnë autarki, kontroll të rreptë të shkëmbimeve dhe pushtim të një hapësire jetike. Rruga e vështirë e monedhave të tyre i shoqëron ekspansionin territorial, si jeni për zonën e bashkëbegatisë japoneze në Azi. Në këtë mënyrë, krijimi i zonave monetare afirmohet si një prej instrumentave të ekspansionizmi të totalitarizmave, që më pas do të çojë në konfliktin e dytë botëror.

Bretton Woods ose “paqja e dollarit”
Në përfundim të konfliktit të dytë botëror, për të penguar rinovimin e një deflacioni të madh të krahasueshëm me atë të viteve ’30, krijohen institucionet e Bretton Woods (1944). Themeli i marrëveshjeve përqëndrohej mbi një sistem këmbimesh fikse, baza e të cilit kësaj radhe jepej nga dollari, moneha e vetme e konervtueshme në ar. Bëhej fjalë për riedicionin e Gold Exchange Standard të bazuar vetëm mbi dollarin. Midis insittucioneve të krijuara, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) merr detyrën që ë mbikëqyrë bilancet e pagesave dhe të favorizojë axhustimin e tyre, si nëpërmjet huave, ashtu edhe nëpërmjet zhvlerësimeve të kufizuara e të koncertuara. Përkrah tij, Banka Botërore ngarkohet me mbështetjen e zhvillimit e të rindërtimit, në kuadër të të cilit roli vendimtar do të luhet nga Plani Marshall. Së fundi, marrëveshjet e GATT-it (General Agreement on Tarifs and Trade) e 1947 zënë vendin e një organizate që do të duhej të siguronte respektimin dhe rregullat e shkëmbimit të lirë.
Sistemi i Bretton Woods është viktimë e një asimetrie thelbësore, pasi i bazuar mbi dollarin, nuk i nënshtrohej asnjë discipline apo kufizimi. Deri në vitin 1958 verifikohet një pamjaftueshmëri dollarësh në qarkullim, por

gjatë viteve ’60 vullneti për të ruajtur punësimin e plotë, gara hapësinore dhe sidomos financimi i luftës së Vietnamit e shtyjnë qeverinë amerikane drejt një politike monetare ekspansioniste; çmimi është një rritje e inflacionit që kalon nga 2% në 5% në vit. I minuar nga borxhi publik dhe ai i jashtëm amerikan, si edhe nga përshpejtimi i inflacionit, sistemi i Bretton Woods e mbyll historinë e tij me vendimin e Presidentit Richard Nixon për ta pezulluar konvertueshmërinë e dollarit në ar (1971). Në planin ndërkombëtar, ai konfirmohet nga adoptimi i një sistemi luhatës shkëmbimesh në marsin e 1973 dhe, më pas, nga Marrëveshja e Xhamajkës e 8 janarit 1976, që e suprimon rolin ligjor të arit në planin ndërkombëtar. Nga ky moment, ari humbet çdo lloj roli në fiksimin e kursit të monedhave.
Adoptimi i sistemeve luhatëse të shkëmbimit ka qenë një prej masave më të mëdha të çmontimit të rregullave keynesiane (ndërhyrje e shtetit për të rilançuar aktivitetin, edhe duke u debituar), në përfitim të një politike që privilegjon efikasitetin e tregjeve, e frymëzuar nga Milton Friedman i Shkollës së Chicago. Një politikë e tillë shoqëron rritjen e fuqisë së globalizimit duke filluar nga vitet ‘80, domethënë përshpejtimin e tij drejt rënies së Murit të Berlinit. Universalizimi i kapitalizmit ka ecur njëlloj me rritjen e shkembimeve dhe pagesave botërore. Në këtë mënyrë, transaksionet në tregun e shkëmbimeve shumëfishohen me 9.5 midis 1989 dhe tetorit 2011, datë në të cilën vëllimet e përditshme kanë arritur nivelin record të 5000 miliard dollarëve. Në këtë mënyrë dhe në një masë të madhe, operacionet ndaj monedhave përfaqësojnë tregun e parë botëror.

Lindja e euros
Origjina e euros buron nga konvergjenca e 3 evenimenteve: krijimi i Tregut të Përbashkët Europian në vitin 1957, i zgjatur me Aktin Unik e 1986; shpërbërja e sistemit të Bretton Woods dhe kadimi në sistemet luhatëse të shkëmbimit, që do të rezultojnë në krijimin e sistemit monetar europian (SME) në 1979; rënia e Murit të Berlinit në 1989, që justifikon një rilançim të Bashkimit Europian me qëllim kundërbalancimin e ribashkimit gjerman, dojçmarka e të cilit është bërë nyja e SME-së. Traktati i Maastricht (1992) krijon një bashkim ekonomik e monetary, por që karakterizohet menjëherë nga një disekuilibër themelor. Në fakt, bashkimi monetar rezulton efikas me një monedhë unike dhe me një Bankë Qendrore (BQE), e cila përbën një entitet federal me kompetenca mjaft të gjera, në shëbim të një objektivi unik të stabilitetit të çmimeve (domethënë luftë kundër inflacionit) dhe e garantuar nga një pavarësi absolute. Veç të tjerash, bashkimi ekonomik mbetet difektoz, i kufizuar, në fakt vetëm ndaj tregut të unik të madh të mbajtur nga konkurrenca, por pa një lidhje dhe harmonizim të ngushtë midis sistemeve prodhuese, të karakterizuara nga prodhueshmëri të ndrushme dhe sidomos pa solidaritet financiar. Konvergjenca kufizohet në kriteret që burojnë nga Pakti i Stabilitetit dhe Rritjes i 1997, që e fikson në 3% të PBB-së deficitin publik dhe në 60% të PBB-së borxhin public, impenjim të cilin Italia nuk arrin ta respektojë dhe vende të shumta, Franca dhe Gjermania në krye, bien dakord që të mos e respektojnë duke filluar nga vitet 2000.
E lindur në euforinë e ekonomisë së flluskave spekulative dhe progresivisht e shtrirë në 17 vende të Bashkimit Europian, euro ka njohur një dekadë të parë suksesi të dukshëm. Dukej sikur zona euro mund t’i mbante premtimet e saj, duke treguar një inflacion dhe përqindje interesi të ulëta, një vlerësim neto ndaj monedhave të tjera, sidomos për sa i përket dollarit, një rezistencë inkurajuese ndaj krizave të shkëmbimit dhe rënies së 2001. Por ky stabilitet fasade ka maskuar disekuilibra që nuk kanë reshtur së rrituri deri sa kanë shpërthyer në 2010. Dobësia e përqindjeve të interesit dhe zhdukja e rrezikut vend, mungesa e mbikëqyrjes dhe e sanksioneve ndaj

derivative në bilancet kombëtare, kanë favorizuar një rritje të tepruar të borxheve publike dhe të bilanceve bankare. Masat shtrënguese e politikës monetave dhe favorizimi i fenomenti të deinustrializimit (delokalizimi). Divergjenca e fortë e strategjive ekonomike – duke filluar nga lançimi i “Axhendës 2010” nga ana e Kancelarit Gerhard Schroeder në 2003 – shkakton një tension të brendshëm shpërthyes, duke rritur diferencat e kompetivitetit të brendshëm në Bashkimin Europian (në 10 vjet, kostot unitare të prodhimit janë rritur me 8% në Gjermani, kundrejt 30% në Francë, 35% në Itali, 45% në Greqi dhe 48% në Spanjë) dhe disekuilibrat e mëdhenj tregëtarë (60% e tepricës gjermane, domethënë 20% e PBB-së së saj, realizohet në zonën euro).
Kriza e globalizimit e ka shtyrë zonën euro drejt një reçisioni të dyfishtë (- 4.2% në 2009, domethënë -0.5% në 2012), duke shkaktuar një rritje të shpejtë të papunësisë (11.3%) dhe të borxhit publik (88% e PBB-së mesatarisht). Gjithë kësaj i janë shtuar falimentimi i Greqisë në fundin e 2009 (për të çuar në ristrukturimin më të madh të borxhit në histori, baraz me 107 miliard euro në majin e 2012) dhe divergjencën ekonomike midis vendeve të veriut e të jugut të Bashkimit Europian. Në këtë mënyrë, nga 2010, zona euro është bërë epiqendra e përplasjes lidhur me rreziqet sovrane (paaftësi apo refuzim nga ana e qeverisë së një vendi për të përmbushur detyrimet e saj ndaj nënshkruesve të borxhit publik). Vihet kështu në lëvizje një spirale infektuese destabilizimi, borxhesh publike dhe dizintegrimi bilancesh bankare që e kanë vënë Greqinë, Iraldën dhe Portugalinë në situatë falimenti dhe future Spanjën në krizë, ndërsa përqindjet e interesit rriteshin për vendet e tjera mesdhetare. Në këtë pikë, zona euro gjendet përballë zgjedhjes themelore të një integrimi më të madh e më të fortë apo shembjen, që do ta sillte ka mundësi shpërbërjen e tregut të madh dhe një depresion botëror për shkak të një rënieje të masës 20% të PBB-së europiane dhe të kaosit në të cilin do të gjendej poli i parë tregëtar i planetit.

Kush është përgjegjës për luftën e re të monedhave?
Në 3 dekada globalizimi ka shkaktuar spostimin e qendrës së gravitetit të kapitalizmit drejt vendeve emrgjente, që sot sigurojnë 52% të prodhimit industrial, duke realizuar 48% të eksporteve dhe zotërojnë 80% të rezervave të shkëmbimeve botërore. Përshpejtimi i rregullt i lindjes së tyre (3.4% në vitet ‘80, 4% në vitet ’90, 6.5% në vitet 2000) simbolizohet nga aksesi i Kinës dhe Brazilit, respektivisht në vendin e 2-të e të 8-të të renditjes botërore të PBB-së. Monedha ka rezultuar në qendër të disekuilibrave, duke çuar në krizën e madhe që ka filluar në 2007 dhe që sot duket në fund. Politika monetare e bollshme, e realizuar nga Alan Greenspan në drejtimin e FED-it, ka favorizuar drejtpërsëdrejti lindjen e flluskave speculative, duke shkëputur ciklin e kredimit nga rritja e ekonomisë. Shtetet e Bashkuara kanë pranuar një zhvlerësim të dollarit, të krahasueshme me atë të viteve ‘60, si edhe kundërlojën e përqindjeve të interesit artificialisht të ulëta, për të mbështetur rritjen e brendshme dhe financuar përpjekjet e luftës në Irak e në Afganistan. Njëlloj, Kina ka luajtur një rol në krizë, duke e ruajtur jokonvertueshmërinë e monedhës yuan renmimbi dhe një kontroll të rreptë shkëmbimesh, pavarësisht hyrjes në 2001 në Organizatën Botërore të Tregëtisë (OMC). Zhvlerësimi nga 40% në 60% i juanit, me një koeficent konvertimi fiks shumë të dobët (8.3 juan për 1 dollar deri në 2006), është vënë në shërbim të krjimit të tepricave të pafundme tregëtare dhe të rezervave të shkëmbimit, që arrinin 3200 miliard dollarët në fundin e 2011.
Vendet kryesore emergjente, sidomos ato aziatike të goditura nga kriza e fundviteve ‘90, i kanë pilotuar njëlloj monedhat e tyre, në mënyrë që të favorizojnë dinamizmin e eksporteve të tyre. Në të kundërt, jeni është

zhvlerësuar në mënyrë konstante, fakt që ka sjellë bllokimin e rritjes (respektivisht 0.3% dhe 1.3% për vit nga 1990), humbjen e kompetitivitetit e apartit prodhues dhe fenomenin e një papunësie permanente. Në këtë mënyrë, zhvlerësimi i monedhave i vendeve të mëdha emergjente (Kinë, Indi, Brazil, Rusi, Argjentinë) dhe mbivlerësimi i monedhave të vendeve të zhvilluara (e kufizuar në vendet emergjente për dollarin amerikan), favorizojnë një konfigurim jo të mbështetshëm, ku pjesa më e madhe e vendeve të mëdha të zhvilluara (Shtete të Bashkuara, Mbretëri e Bashkuar, Francë, Spanjë, Itali) debitohen për konsumin e produkteve të importuara, ndërsa vendet emergjente dhe Gjermania (duke qenë euro e zhvlerësuar për këto vende), kursejnë për të investuar dhe eksportuar drejt vendeve të cilave u financojnë deficitin e jashtëm.
Rënia e kreditimit, e shkaktuar nga falimentimi i amerikanes Lehman Brothers (2008), ka bërë që të shfaqet spektri i një deflacioni të madh i ngjashëm me atë të viteve ‘30. G20-a, e përbërë nga 20 vendet më të pasura, që janë mbledhur për herë të parë në Uashington në fundin e 2008, e ka riafirmuar në mënyrë konstante dënimin e saj nda proteksionizmit. Me një efikasitet relative, pasi masat zyrtare e kufizimit ndaj shkëmbimeve, të adoptuara kryesisht në vendet e mëdha emergjente, prekin për momentin 3% të tregëtisë botërore. Megjithatë, një proteksionizëm është vënë në veprim me mbylljen e tregjeve publike të vendosura në kontekstin e masave të rilançimit, me rishtetëzimin e kreditit bankar dhe shumëfishimin e normave të të gjitha llojeve.
Kriza ka rilançuar edhe luftërat e monedhave. Në gjysmën e dytë e shekullit të XX-të krizat monetare themelore janë luajtur rreth dollarit: “monedha jonë, problem juaj”, sipas formulës së famshme të John Connally, Sekretarit të Thesarit me Richard Nixon. Përballë superdebitimit dhe kompetivitetit të ulët të tij, bota e zhvilluar u është drejtuar politikave ekspansioniste jokonvencionale, të quajtura “Quantitative Easing”, që kanë konsistuar për bankën qendrore – nga momenti që aksioni nëpërmjet përqindjeve të interesit rezulton joefikas për shkak të nivelit të tyre të ulët – në blerjen e titujve të borxhit public. Kjo strategji rrit debitimin e shteteve, por rrit masën monetare, ushqen likuiditetin e sistemit banker dhe mbështet aktivitetin, duke shpërthyer në zhvlerësimin e monedhës. Kjo politikë, e shtyrë nga FED-I, është ndjekur dhe nga Banka e Anglisë dhe ajo e Japonisë dhe, për pasojë nga BQE-ja, me masat e rifinancimit të bankave të quajtura LTRO (Long Term Refinancing Operation), që kanë mundësuar të injektohen 1200 miliard euro në ekonominë e zonës europiane nga fundi i 2011, dhe më pas me programin e pakufizuar të blerjes së borxhit publik, i quajtur OMT (Operacione Monetare për Titujt), e lançuar nga Mario Draghi në shtatorin e 2012.

Këto strategji monetare riflacioni (politika rilançimi të ekonomisë nëpërmjet rritjes së masës monetare apo nëpërmjet reduktimit të taksave) kanë bërë të ulet vlera e dollarit, e stërlinës dhe kanë theksuar mbivlerësimin e euros, fakt që ka provokuar reagime të ashpra në vendet emergjente, sidomos të Brazilit, që u është përgjigjur me masa proteksioniste. Paralelisht, Mbretëria e Bashkuar dhe Suedia kanë përdorur – me sukses – zhvlerësimet e parakohshme për riblerjen e pjesëve të tregut në kuadër te tregut europian.
Përjashto një shpërthim të ri të mundur të proteksionizmit, nuk rrezikojmë që të asistojmë gjatë këtij dhjetëvjeçari në një ristrukturim të ekonomisë botërore rreth poleve të mëdhenj rajonalë me vokacion që të bëhen zona monetare. Ka mundësi që dollari do të mbesë monedha e parë ndërkombëtare, por do ta humbasë monopolin e tij. Me kushtin e krijimit të një qeverie të re ekonomike dhe të një roli rregullues të BQE-së, euroja mund të shohë të afirmohet roli i saj si monedha rezervë alternative. Kurse jeni do ta rrisë tendencën e tij për t’u marxhinalizuar, në të njëjtin hap më peshën në rënie të Japonisë në ekonominë botërore dhe të hapjes së saj të dobët nga brenda. Prishja kryesore e sistemit duhet të vijë nga ndërkombëtarizimi i pashmangshëm i juanit, rezultat final i zhvillimit të fortë të Kinës – e dyta dhe, shumë shpejt, ekonomia e parë botërore – dhe nga riorientimi i modelit të saj ekonomik drejt kërkesës së brendshme dhe nga regresi i dollarit, pasojë e rënies relative të Shteteve të Bashkuara dhe i pasojave politike të metodës quantitative easing. Përfundimisht, ekonomia e globalizuar e shekullit të XXI-të orientohet drejt një sistemi monetar të bazuar mbi 3 monedha ndërkombëtare, pa një fuqi dominuese dhe me një rregullim që mbetet ende difektoz, pavarësisht forcimit të pushteteve të atribuara FMN-së.
Përvojat e shekullit të XX-të, me bashkëekzistencën e lingotave të arta e të argjendta refruese, të viteve ’20 me lingotën e dyfishtë të artë të shkëmbimit, stërlinë dhe dollar, evidentojnë se ky konfigurim është tejet i paqëndrueshëm. Për të qenë e mbështetshme në planin monetar, ekonomia e globalizuar kërkon hapjen e trgejeve të kapitaleve, një sistem të përgjithësuar shkëmbimesh fluktuese midis monedhave të konvertueshme dhe një koordinim të të ngushtë të politikave monetareve të poleve të mëdha. Në mungesë të gjithë kësaj, do të mbesë akoma shumë i lartë rreziku i një lufte të re të monedhave, mbi bazën e rivalitetit të ashpër midis vendeve të zhvilluara dhe emergjente, Shteteve të Bashkuara dhe Kinës në radhë të parë.

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakVjedhja rekord: 500 milionë euro në xhepat e Olsi Ramës nga 1940 pika lojrash fati pa licensë
Artikulli tjetërRama e ka braktisur Sarandën sepse nuk i pëlqen më Kryetarja!