“Lufta e frikës” mes Washingtonit dhe Moskës

Armin Rosen, Business Insider
Një raport i deklasifikuar i zbulimit amerikan i vitit 1990 është një nga gjërat më të tmerrshme që mund të keni lexuar ndonjëherë. Një stërvitje masive ushtarake e SHBA në kufijtë e bllokut lindor, bëri që sovjetikët të përgatiten seriozisht, për t’iu kundërpërgjur sulmit të parë të SHBA-së.
“Lufta e frikës” mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik në vitin 1983 është një nga episodet më të diskutueshme të Luftës së Ftohtë. Më në fund ne tashmë e dimë se ajo ishte edhe një nga momentet më të rrezikshme, falë edhe një raporti të shkurtit 1990, të publikuar kohët e fundit nga Arkivi Kombëtar i Sigurisë në Universitetin Xhorxh Washington, pas një beteje 12-vjeçare mbi Aktin e Lirisë së Informacionit.
Amerikanët dhe sovjetikët ishin shumë pranë një lufte bërthamore në nëntor të vitit 1983, ishte thelbi i raportit bombastik dhe aparatit të sigurisë në SHBA gjatë epokës së Luftës së Ftohtë, i pati humbur nga vëmendja shumë shenja paralajmëruese. “Lufta e Frikës” e vitit 1983 u nxit nga një shkallë e gjerë e një stërvitjeje ushtarake që Shtetet e Bashkuara zhvilluan në Europën Lindore i quajtur “Able Archer”, për të cilën sovjetikët duket se besonin ishte pjesë e përgatitjes së aleancës së NATO-s për një luftë të vërtetë.
Në kundërpërgjigje, ushtria sovjetike u mobilizua tërësisht. Marrëdhëniet SHBA-Bashkim Sovjetik ishin në pikën më të ulët të tyre në fillim të viteve ‘80, por prej atëherë ekspertët kanë debatuar se sa afër qenë të dyja vendet pranë humnerës gjatë “Able Archer”. A besonin vërtet sovjetikët se “Able Archer”, ishte një përgatitje për një goditje parandaluese? A ishte shtimi i retorikës së udhëheqësve të rangut të lartë sovjetik, në prag të “Able Archer”, i destinuar vetëm për konsum të brendshëm apo një reflektim i frikës?
A përbënte mobilizimi ushtarak sovjetik i vitit 1983 një mesazh politik të brendshëm dhe të jashtëm apo një përgatitje të sinqertë për luftë? Dhe më e rëndësishmja, a do të godisnin sovjetikët të parët dhe a ishin mjaftueshëm të përgatitur për të përballuar valën e parë të sulmeve gjatë “Able Archer”? Ne kemi tashmë disa nga përgjigjet.
Më 24 tetor, Arkiva e Sigurisë Kombëtare publikoi raportin e Bordit Këshillimor mbi Inteligjencën pranë Presidentit amerikan mbi frikën ndaj luftës. Studimi i vitit 1990 është fjala e fundit e aparatit amerikan të zbulimit, mbi atë se sa pranë ishte bota për të hyrë në luftën e tretë bërthamore në vitin 1983 dhe sa të vetëdijshëm ishin vendimmarrësit amerikanë.
Përfundimet e raportit janë trishtuese, edhe 32 vjet më vonë. Rezulton se sovjetikët besonin, që SHBA donte të ndërmerrte një sulm bërthamor kundër Bashkimit Sovjetik. SHBA ra viktimë e gabimit të anasjelltë dhe nuk mendoi se sovjetikët po përgatiteshin seriozisht për luftë, pjesërisht për shkak se supozonin se sovjetikët nuk mendonin se SHBA-ja do të godiste e para me armë bërthamore. Për rrjedhojë, vendimmarrësit ushtarakë dhe të zbulimit amerikan, nuk besonin se ndonjë gjë jashtë të zakonshmes po ndodhte gjatë stërvitjes “Able Archer”. Ata nuk mund të kishin qenë më të gabuar. Në vijim janë gjetjet kryesore të raportit:
Në vitin 1983, Bashkimi Sovjetik ishte tashmë një perandori në rënie dhe liderët e saj ishin të vetëdijshëm për këtë. Lidershipi sovjetik dhe agjencitë e zbulimit mendonin se SHBA-ja ishte duke planifikuar për të luftuar dhe fituar një luftë bërthamore. Në fillim të viteve ‘80, në përgjigje të programit amerikan për modernizimin e armatimit bërthamor, “analistët sovjetikë llogarisnin se Washingtoni synonte përdorimin e gjeneratave të reja të raketave balistike në goditjet e para bërthamore”.
Sovjetikët mund të ketë “llogaritur se vendimi i NATO-s për të përgatitur në pozicion lëshimi 600 raketa Pershing II, nuk ishte për të kundërshtuar raketat e tyre me rreze të mesme SS-20, por edhe një hap drejt aftësisë për të realizuar goditjet e para”. Raporti dëshmon se si frika ndaj goditjes të parë amerikane u shndërrua në një lloj njohurie konvencionale gërryese.
Në vitin 1981, KGB-ja u dërgoi agjentëve të saj në Perëndim udhëzime për të monitoruar përgatitjet e mundshme për luftë nga ana e NATO-s, duke theksuar se është “e një rëndësie të veçantë për të zbuluar planet dhe masat konkrete të kundërshtarit”, lidhur me përgatitjen e tij të një sulmi të befasishëm me raketa bërthamore ndaj Bashkimit Sovjetik dhe vendeve të tjera aleate”.
Raporti pohon në mënyrë kategorike se “shefat e KGB-së dukeshin tashmë të bindur, se planet amerikane të luftës ishin të vërteta”. “Oficerët e KGB-së në Moskë ishin në një mendje se Shtetet e Bashkuara mund të fillonin sulmet me armë bërthamore, nëse Washingtoni do të kishte arritur një nivel të fuqisë së përgjithshme, dukshëm më të madh se sa ajo e Bashkimit Sovjetik. Dhe shumë prej tyre ranë dakord se ngjarjet po shkojnë në atë drejtim”, shton raporti.
Në realitet, SHBA-ja nuk e shqyrtoi asnjëherë mundësinë e goditjes së parë. Një nga aspektet më shqetësuese të incidentit “Able Archer”, sipas mendimit të raportit, është se “liderët sovjetikë, pavarësisht shoqërisë tonë të hapur, kishin një keqkuptim themelor të motiveve strategjike të SHBA-së”. Sovjetikët e kuptuan se ishin duke u bërë më të dobët dhe menduan se ndoshta do të humbisnin luftën bërthamore, që ata besonin se ishte duke e planifikuar Washingtoni. Pasi sovjetikët filluan të mendonin në termat e një lufte të mundshme bërthamore, ata filluan të kuptojnë se nuk kishin shumë shanse për ta fituar atë.
Si thuhet në raport: “Kishte një shqetësim të përbashkët se situata e brendshme në BRSS, ashtu edhe tek satelitët e Moskës në Europën Lindore ishte përkeqësuar, duke e dobësuar më tej kapacitetin sovjetik për të konkurruar në mënyrë strategjike me SHBA”. Moska ishte dukshëm në një pozitë në dukje të dobët për një numër arsyesh, duke përfshirë ngadalësimin ekonomik, trazirat politike në Poloni, vendosjen e raketave Pershings në Europën Lindore, si dhe pasojat diplomatike nga pushtimi sovjetik i Afganistanit në vitin 1979.
Raporti përshkruan në mënyrë intriguese një sistem kompjuterik sovjetik, që analizonte mijëra variabla strategjike, për të përcaktuar fuqinë relative të Bashkimit Sovjetik ndaj SHBA-së. Thuhej se udhëheqja sovjetike, do ta konsideronte mundësinë e ndërmarrjes së sulmit të parë parandalues bërthamor, nëse kompjuteri do të konstatonte se fuqia sovjetike kishte rënë në 40 për qind ose më poshtë fuqisë amerikane.
Ajo arriti në 45 për qind në prag të “Able Archer”. Sovjetikët përcaktuan gjithashtu, se shtimi i numrit të raketave nga SHBA-ja do të shkatërronte aftësitë bërthamore sovjetike që në goditjet e para, ndërsa në të dytat do të bëhej së shpejti i padobishëm ose edhe i pamundur. Për kërë arsye, ata reaguan duke lëvizur për të shkurtuar kohën e përgatitjes së platformave dhe lëshimit të armëve bërthamore për goditjet e dytë nga nëndetëset dhe luftanijet, nga disa orë në vetëm 20-30 minuta.
Sipas raportit, në një pikë, misionet bërthamore të goditjes së dytë, u bënë fokusi kryesor i trajnimit sovjetik. Në fushën konvencionale, ata filluan të mobilizonin rezervistët, duke i dërguar paraushtarakët Spetsnaz në vijën e frontit të Evropës Lindore, si dhe vendosën artilerinë prej nga ku mund të lëshoheshin edhe armët dhe madje i shndërruan fabrikat e prodhimit të traktorëve, në uzina për prodhimin e tankeve.
Në aspektin psikologjik, liderët sovjetikë u bënë gjithnjë e më paranojakë, duke e kuptuar se ekuilibri i pushtetit që kishte përcaktuar të gjithë tablonë strategjike të vendit të tyre, do t’i përkiste së shpejti së shkuarës. Në këtë kontekst, filloi stërvitja e madhe ushtarake e SHBA-s “Able Archer” në nëntor 1983.
Shqetësimi sovjetik mbi “Able Archer” është i kuptueshëm, të paktën në kontekstin e paranojës së tyre të madhe. Stërvitja përfshinte transportin ajror të dhjetëra mijëra trupave amerikane në zonat kufitare të Europës Qendrore. Operacioni kishte edhe një komponent të dukshëm bërthamor. “Na është thënë se disa avionë amerikanë kanë praktikuar procedurat e trajtimit të mbushjes bërthamore, duke përfshirë nxjerrjen jashtë hangarëve dhe ngarkimin e tyre”, thuhet në raport.
Sovjetikët reaguan sikur lufta të ishte e pashmangshme. Sikurse vihet në dukje në përmbledhjen e raportit të Arkivit të Sigurisë Kombëtare, “reagimet ushtarake të Paktit të Varshavës ndaj ‘Able Archer 83’ ishin … ‘në një shkallë të pashembullt dhe që përfshinte transportimin e armëve bërthamore nga vendet e magazinimit tek njësitë e lëshimit, pezullimin e të gjitha fluturimeve operacionale, me përjashtim të fluturimeve për mbledhjen e inteligjencës nga data 4 deri në 10 nëntor’, ndoshta për të patur në dispozicion sa më shumë avionë që të jetë e mundur për të luftuar”.
Në SHBA, askush nuk e kapi situatën. Sovjetikët ishin seriozë në përgatitjet e tyre për një luftë të mundshme e të afërt bërthamore, ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk dinin asgjë për të. Aktivitetet sovjetike rreth “frikës nga lufta”, nuk ishin objekt i asnjë raportimi të përditshëm tek Presidenti. Ushtria amerikane e kuptoi se sovjetikët ishin në një gjendje të lartë gatishmërie, por në kundërpërgjigje nuk ndryshoi sjelljen e saj mbrojtëse.
Në dy raporte të mëvonshme mbi incidentin, shërbimi informativ i keqinterpretoi veprimet e sovjetikëve. Në fakt, një nga heronjtë e luftës që duhet të ishte frikësuar qe gjeneral-lejtnant Leonard Perrots, ndihmësshefi i Forcave Ajrore të SHBA dhe i stafit për inteligjencën në Europë gjatë “Able Archer”.
Perrots nuk bëri asgjë për të ndryshuar statusin e gatishmërisë së ushtrisë së SHBA-së, edhe pse sovjetikët ishin duke vepruar falë një frike të rrënjosur nga një goditje e mundshme nga SHBA-ja.
Kjo, sepse Perrots nuk kishte marrë asnjë informacion nga inteligjenca, që të sugjeronte se frika qëndronte në themel të mobilizimit sovjetik.
Raporti e etikekon Perrots si të “ngurtë, rastësor dhe të keqinformuar”. Sikur ushtria amerikane të kishte ndryshuar procedurën e saj operative në Europën Lindore, kjo vetëm sa do të përshkallëzonte tensionet dhe rritur shanset e një lufte aksidentale. Shprehja “rastësor, në mos i keqinformuar” përmbledh të gjithë frikën nga lufta në vitin 1983.
Të dyja palët keqkuptuan synimet dhe veprimet e njëri-tjetrit – në fakt të gjithë botëkuptimin e tyre – aq keq sa lufta gati shpërtheu. Superfuqitë krijuan një situatë, ku thjesht të mos bërit asgjë ishte një akt i paqëllimtë dhe ndoshta kurajoz në shpëtimin e qytetërimit tonë.

Artikulli paraprakSandra Avila Beltran, mbretëresha e zezë
Artikulli tjetërZilia e Rusisë