Loja ruse e Ramës synon BE-në

Shkrimi i mëposhtëm është botuar më 29 nëntor 2016. Janë shërbimet sekrete gjermane, ato të cilat kanë identifikuar që në fillim lojën ruse të Ramës për ta përdorur atë për të mbuluar drogën si dhe për ti bërë presion Bashkimit Europian për ta pranuar Shqipërinë pa kushte në gjirin e vet. Shkrimi hedh dritë mbi dokumentimin e plotë të drogës nga shërbimimi sekret gjerman, BND. Kjo skemë e Ramës e zbërthyer 15 muaj më parë e bën më të qartë sot për të kuptuar akuzat false të sponsorizuara nga Rama me të ashtuquajturat financime ruse të PD.
Arsyeja se përse Rama vendosi të hedhë pikërisht në këtë moment kartën ruse është se ka të bëjë me tre zhvillime të rëndësishme në planin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar. Në planin e brendshëm Rama synon që përmes zhurmës së krijuar të mund të heqë vëmendjen nga afera 180 milionë euro e kokainës ku është i implikuar vëllai i tij, Olsi Rama, ndërsa në terren është raportuar mbërritja e agjentëve të DEA-s të cilët po hetojnë se përse dështoi operacioni që do të çonte në arrestimin e bosit të kokainës.
Arsyeja e dytë se përse po pompohet personalisht nga Rama ky lajm i rremë i gatuar në kuzhinën e Soros ka të bëjë me goditjen finale të Ramës ndaj hetimeve ndaj Tahirit.

Vetëm një ditë pasi nxorri lajmin e rremë, Rama u takua dje në mënyrë sekrete me ish-ministrin nën hetim për trafikun e drogës. Ai po përgatitet të lirojë Tahirin nga akuzat dhe në këtë mënyrë të shpëtojë edhe veten dhe për këtë i duhet një zhurmë e stisur si ajo e këtyre ditëve me financimet fantazmë ruse të opozitës.
Arsyeja e tretë dhe kjo është edhe më finalja ka të bëjë me vendimin që Komisioni Europian pritet të marrë në lidhje me rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë. Duke parë sensibilitetin në rritje të Bashkimit Europian nga rreziku rus, Rama po e keqpërdor këtë kartë me lajmin e rreme të “Mother Anetës” dhe duke sajuar një rrezik imagjinar që vinka nga opozita me të ashtuquajturat financime ruse.
Shërbimi sekret gjerman ka paralajmëruar të paktën 15 muaj më parë për këtë skemë të Ramës që është e njëjtë me atë të Vuçiç në Serbi. Të dy sipas shërbimeve gjermane përdorin kartën ruse për të shantazhuar BE në vendimmarrje. Ndaj Rama po synon me lojën ruse pikërisht BE-në.

Shkrimi
Gjatë muajve shtator-tetor 2016, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri sulmoi në disa dalje publike deputetin Koço Kokëdhima dhe median e tij “Shekulli”. Sulmet e Tahirit erdhën pasi “Shekulli” publikoi një serial delikat shkrimesh që kishin lidhje me kanabisin dhe situatën e rënduar me mbjelljet në Shqipëri.
Kjo ishte një “dhuratë e thartë” për Tahirin dhe Ramën, të cilët kishin arritur deri atëherë ta mbanin të izoluar çështjen e kanabisit.
Po çfarë thoshte gazeta e Kokëdhimës? Gazeta po interpretonte disa aksione të Prokurorisë që u finalizuan me kapjen e disa tonelatave sasie kanabis. Por gazeta zbuloi se, Prokuroria ishte furnizuar me informacion nga SHISH-i, ndërsa ky i fundit, duket se ka pasur aleatë në këtë nismë dy shërbime inteligjente të huaja.
“Hashtag.al” ka mësuar se Shërbimi Inteligjent i Gjermanisë kishte nisur punën operative që prej muajit maj-qershor, për të evidentuar të gjithë hierarkinë policore që ishte implikuar dhe mbronte mbjelljet me kanabis. Por në lojë ishte dhe shërbimi inteligjent italian. Madje roli i këtij të fundit ka qenë i sikletshëm, sepse italianët ishin të përçarë.
Guardia di Finanza mbështet qeverinë Rama dhe ishte e interesuar në bojkotimin e hetimeve, ndërsa Shërbimi Inteligjent italian funksiononte në tjetër korridor dhe nxiste hetimet. Roli dhe informacionet e BND-së gjermane ishin vendimtare në zbërthimin e skemës dhe zbulimin e individëve dhe rrethanave gjeografike që dokumentonin biznesin në fjalë.

Edi Rama dhe Saimir Tahiri e kanë ditur shumë mirë se kush po luante dhe se cilën palë kishin kundër.
Ishte BND-ja gjermane dhe SHISH-i ato që po dokumentonin biznesin fitimprurës të kanabisit dhe implikimin e zyrtarëve të rëndësishëm policorë të rilindjes. Dhe që prej qershorit 2016, kur nisi puna operative e shërbimeve në terren, Kryeministri Rama karikoi gjithë bateritë mediatike rilindëse që të shmangnin me çdo kusht vëmendjen nga çështja e kanabisit.
Madje Rama nxiti personalisht debatin për “importin e plehrave”, duke provokuar dhe komentuesit e tij në Facebook dhe gradualisht strategjia e tij funksionoi, po flitej më pak për kanabisin dhe më shumë për çështjen e importit të plehrave.
Edi Rama kishte siguruar heshtjen e ambasadorit amerikan Lu për kanabisin, por dhe heshtjen e ambasadores së BE-së Vlahutin, kishte siguruar partneritetin e Guardia di Finanza-s, por dështoi të ndikonte mbi Shërbimin Inteligjent italian.
Është kanabisi dhe shndërrimi i qeverisë shqiptare në një kupolë karteli arsyeja bazike e shqetësimit të gjermanëve, çka shpjegohet dhe me angazhimin direkt të BND-së.
Të gjitha këto zhvillime dhe hetime pas kuinte Rama i ka ditur në kohë reale, por mesa duket i ka ditur dhe Kokëdhima, i cili i publikoi tek “Shekulli”, duke prekur “telat” më delikatë të rilindjes dhe duke thyer heshtjen për një çështje ku nuk guxonin të pipëtinin as ata “dy ambasadorët e Vetingut”.

SMS-të për Rusinë
Edi Rama është zyrtari më i informuar në Shqipëri, patjetër që ai e ka ditur se raportet e BND-së për kanabisin në Shqipëri, janë dërguar në të gjitha rangjet përkatëse politike në Gjermani, deri tek kancelarja Merkel. Ai e di shumë mirë se gjermanët e kanë të zbërthyer skemën e implikimit të policisë së tij në këtë biznes. Me siguri, zyrtarët gjermanë nuk është se i gënjen mendja se personi më i interesuar në Shqipëri për reformën në drejtësi, mund të jetë i njëjti që komandon dhe kontrollon mbjelljet kolosale me drogë.
Por ndonëse figuron në raportet e inteligjencës gjermane si përgjegjës për shndërrimin e Shqipërisë në një parcelë gjigante droge, Edi Rama po bën çdo gjë që ky fakt të mbahet jashtë vëmendjes së publikut. Drejtori i tij i Informacionit, zoti Endri Fuga, ka shpërndarë për mediat proqeveritare një SMS, si porosi të kryeministrit.
Kjo SMS i orientonte gazetarët tek një artikull i agjencisë “Reuters”, ku Rama citohej duke u ankuar për “vështirësitë e mëdha” në betejën për integrim, si pasojë e rrymave antiBE që ekzistojnë në Ballkan. Rama linte të nënkuptuar si pengesë faktorin rus.

Krejt papritur, kryeministri që s’ka lënë gurë pa lëvizur për të penguar hetimin e shërbimeve gjermane dhe SHISH-it për kanabisin, po i tregon botës dhe shqiptarëve se sa të vështirë e paska ai punën integruese si pasojë e presioneve anti-BE. (!)
Kjo tezë e re mediatike e Ramës, përveçse mediokre, është dhe një kopje e shëmtuar e tezave që përdor zakonisht kryeministri serb Vuçiç, i cili kur i leverdis, përdor presionet ruse për të kapur sa më shumë nga BE-ja.
Por ndryshe nga Vuçiç, Rama nuk po e përdor tezën e tij për të kapur ndonjë gjë, por thjesht sa për të maskuar fundosjen e negociatave për shkak të kanabizimit të vendit.
Në ndryshim nga Serbia, ku rusët kanë një ndikim real dhe të prekshëm, në Shqipëri, Rama ka pasur mbështetje të dorës së parë nga qeveria amerikane, madje ka pasur dhe “mirëkuptimin e heshtur” të tyre kur vinte puna për mbjelljet me kanabis. Situata është krejt e ndryshme.Por mesa duket, mirëkuptimi ka munguar nga pala gjermane, ndërsa BND-ja dhe SHISH ja kopsitën letrat e implikimit me kanabisin.

Artikulli paraprakNjë sqarim i shkurtër për “Mother Anetën”
Artikulli tjetërFaqja e pare