Lirohet nga burgu polici që ngacmoi seksualisht vajzën e mitur

Lirohet nga paraburgimi efektivi i cili u arrestua pas publikimit të videos së turpshme online. Ai u ndalua më 11 shkurt për ngacmim seksual ndaj një të miture.
Sot gjykata e Shkodrës pas rivlerësimit të masës së sigurisë dha ‘detyrim me paraqitje” për Berhan Bajrakurtin.
Efektivi i policisë Berhan Bajrakurti përfundoi në pranga pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një minorene në moshën 15 vjeçare.
Në media qarkullon një video e shefit të Policisë së Malësisë së Madhe, i cili në një video skype tregon organin e tij gjenital.
“Në Shkodër është arrestuar menjëherë punonjësi i policisë që është shfaqur në videon e publikuar në media”, bën të ditur policia.
Shefi i policisë e ka marrë në makinë vajzën, e ka telefonuar e madje ka kryer akte të turpshme në bisedat me të në telefon.
Denoncimi është bërë nga nëna e vajzës e cila tregon edhe tmerrin që ka përjetuar për ditë më radhë. Nëna tregon se askush nuk ishte interesuar për të në komisariatet e Shkodrës edhe pse ajo kishte shkuar disa herë. Më tej ajo vazhdon rrëfimin duke treguar një moment tmerrues kur ishte takuar me Berhan Bajrakurti në dyert e polcisë, raportojnë mediat shqiptare.
Ai e kishte kapur për krahu dhe më pas e kishte kërcënuar me jetën e saj dhe të familjes: “Më kapi për krahu, më nxori veçmas duke më bërë presion se do të zhduk do ju shfaros”.

Denoncimi
“Jam prind i një vajze 15 vjeçare nga Malësia e Madhe, fshati Gruemiere. Dua të denoncoj këtë shtet të kapur nga perversiteti e imoraliteti që po na detyron të ikim nga ky vend, marrë shkas nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur, ku jan përdhunuar vajza minorene. Atë fat e ka patur dhe vajza ime duke u ngacmuar nga shefi i policisë së zonës Gruemiere shetetasi Berhan Bajrakurti. Para 4 ditësh me vjen vajza nga shkolla e shqetësuar, e pyeta se cfarë kishte. Ajo pati frikë të më rrëfente”, tha nëna e 15 vjeçares.
“Pas disa oresh arriti të më tregoje se kishte dalë para ky njeri duke e ngacmuar dhe duke i thënë hajde hyp në makinë me mua të bej xhiro me makinë. E kishte ndjekur vajzën deri në afërsi të shtëpisë. Nuk ishte hera e parë që e përndiqte pasi këtë gjë e ka bërë edhe nëpërmjet telefonit duke i telefonuar vajzën duke i dalë nudo dhe duke kryer veprime të ndyra. Vajza e kishte filmuar këtë person, me të marr filmimet me vajzën, i drejtohem komisariatit Koplik. Me të shku tek dera na erdhi për 5 minuta pasi mbërritëm, personi në fjalë, pra punonjësi i policisë Berhani. Më kapi për krahu, më nxorri veçmas duke më bërë presion se do të zhduk do ju shfaros”, rrëfen nëna e vajzës.
“Të gjindur para kësaj situate ku asnjë punonjës nuk na dilte në krah as për të na pyetur për çfarë keni ardhur, u larguam. Te nesërmen vajtëm tek drejtoria e policisë Shkodër, kërkuam shefin më të madh të policisë Shkodër të takonim por nuk na u mundësua ai takim, pasi vetë kupola e Shkodrës e policisë ishte nga Malësia e Madhe. Na thanë që mos u merrni me Malësor se janë të pa prekshëm”, vazhdon më tej rrëfimin nëna ndërsa thekson se pas kësaj do largohen nga zona ose nga Shqipëria.

Artikulli paraprakSaki kritikon Alegrin: Juventusi dorështrënguar, në Europë fiton futbolli sulmues
Artikulli tjetërVenezuelë, Maduro mbyll kufijtë për të bllokuar ndihmat