Lewandowski “kriset” me Bayernin

Robert Lewandowski është i zhgënjyer nga Bayerni i Mynihut. Disi e vështirë për ta besuar, por fjalët e menaxherit të sulmuesit polak, nuk lënë vend për dyshim. Maik Barthel ka zbuluar se Lewa nuk ka ndjerë mbështetjen e duhur nga shokët e skuadrës dhe trajneri Carlo Ancelotti për t’u bërë golashënuesi më i mirë i Bundesligës. Një zhvillim i ri ky që mund të nxisë skenarë të rinj në merkato, ku nuk ekziston e pamundura, sepse askush nuk është i pashitshëm. Ajo që po ndodh me Cristiano Ronaldon e ilustron më së miri këtë.
Këtë e ka konfirmuar edhe menaxheri i Polonisë, Maik Barthe, në një intervistë për “Kicker”. “Robert më ka thënë se ai nuk ka marrë mbështetje dhe se trajneri nuk e ka thirrur atë për ndeshjen e fundit për ta ndihmuar”, ka deklaruar Barthe. “Ai është shumë i zhgënjyer, unë kurrë nuk e kishte parë Lewan në këtë situatë. Ai shpresonte se ekipi do ta mbështeste në mënyrë aktive”, shtoi ai.
Lewandowski ka qenë një nga sulmuesit më të mirë në Evropë, në sezonin e kaluar. Ai shihet si pasardhës i Cristiano Ronaldos te Real Madridi. Në ndeshjen e javës së fundit të Bundesligës nga Frieburgut, Lewandowski luajti titullar, por nuk shënoi asnjë nga katër golat e bavarezëve, duke humbur mundësinë për të qenë ai golashënuesi më i mirë i kampionatit, pasi Aubameyang e mbylli me 31 finalizime, një më shumë se polaku.
Ftohja është e qartë, klubet e mëdha janë gati të përfitojnë për të siguruar shërbimet e një sulmuesi që shënon një lumë golash çdo sezon. Nëse Lewandowski do të vendosë të largohet nga Bayerni, Reali i Madridit do të ishte i gatshëm për të bërë çmendurinë e radhës, sigurisht nëse kampionët e Spanjës “divorcohen” nga Ronaldo. Të dhënat e sezonit të fundit flasin në favor të sulmuesit të Bayernit: 43 gola në 47 ndeshje në total, plus 20 asiste.
Por nuk është vetëm Reali që nuk do të hezitonte për të shpenzuar shuma të mëdha për shërbimet e këtij sulmuesi të jashtëzakonshëm. Chelsea i Contes, pas thyerjes me Diego Costën është në kërkim të një “bomberi” për të synuar Championsin. Vera e gjatë e futbollistëve të mëdhenj me humor të keq, sapo ka nisur. Si kurrë më parë merkatoja e futbollistëve pritet të ofrojë lëvizje gati të pabesueshme.

Artikulli paraprakRonaldo s’ka çmim
Artikulli tjetërDy vjet burg politikanit në Zvicër për Srebenicën