Largimi i Ramës dhe qëndrimi i Veliajt nuk është fitore, por…

Nga Elona CASLLI

Besoj se largimi hipotetik i Ramës dhe qëndrimi i Veliajt, nuk do të ishte aspak një fitore, por veçse një përshkallëzim i së keqes.

Erion Veliaj është kopja më e keqe e Edi Ramës. E përcaktoj si kopjen më të keqe të Ramës, pasi dallohet qartazi tek Veliaj, mungesa e identitetit dhe përpjekja mjerane për të imituar Ramën, duke filluar që nga firma dhe deri në detaje të tjera.

Edhe në ditën e tij më të zezë Edi Rama nuk është Erion Veliaj.

Ka një hendek shumë të madh që ndan Edi Ramën nga Erion Veliaj.

Edi Rama di shkrim e këndim. Erion Veliaj është një analfabet funksional dhe kur ligësia bashkohet me injorancën, prodhon një përbindësh dhjetë herë më të keq se vetë e keqja.

Edi Rama duhet të largohet bashkë me Erion Veliajn.

Post Scriptum- Qëndrimi i Veliajt dhe largimi i Ramës është veçse një përshkallëzim i së keqes dhe një mallkim për këtë vend.

Artikulli paraprak“Balla, tentativë për t’i bërë për budallenj ndërkombëtarët dhe shqiptarët”
Artikulli tjetërKristofer Hill: Përmbushni detyrimet për negociatat me BE ashtu si bëtë me NATO-n