“Ky nuk është projekt i Unazës, por është projekt i familjes Rama”!

Banorët e Unazës së Re janë mbledhur sërish ditën e sotme për të protestuar kundër projektit korruptim të qeverisë Rilindase.
Nënë thirrjet ‘Shtëpitë tona do t’i mbrojmë me gjak’, banorët i kanë kërkuar Ramës të tërheqë projektin ose do të përballet me qytetarët.
Në mbështetje të banorëve kanë qenë edhe deputetët e opozitës. Gjatë fjalës së tij, deputeti i PD, Klevis Balliu tha se ky projekt nuk është i qytetareve, por projekt për përfitimin e kryeministrit Edi Rama. Ai tha se qytetarët do ta fitojnë këtë kauzë me hir apo me pahir.
“Ky nuk është projekt i Unazës, por është projekt i familjes Rama. Vetëm familja e Ramës përfton nga ky projekt dhe nuk përfiton asnjë qytetar. Kryebandit dhe kryehajduti i kësaj afere është Edi Rama. Ju keni 95 ditë që rrini këtu duke thyer çdo rekord të protestave. Këtu është bërë një krim dhe kjo do të ishte luftë për drejtësi. Ne nuk kemi drejtësi, por ca spiunë të shtetit. Kemi një kryeprokurore kukull. Sepse s’kemi drejtësi detyrohen këta qytetarë të dalin këtu. Të jeni të sigurt që ju do ta fitoni këtë kauzë me hir apo me pahir”- tha Balliu.

Artikulli paraprakBasha: Në Fushë-Krujë dëgjoj vetëm për tritol, sa më shpejt të rrëzojmë këtë qeveri kriminale!
Artikulli tjetërEdita Tahiri shpërthen ndaj Mogherinit: Nuk po i shërben BE-së! Kujt po i shërben?