Kush janë dy “Ujqërit e natës” që u ndalohet hyrja në Bosnje

Dy pjesëtarëve të klubit të motoristëve rusë “Ujqërit e natës” u është ndaluar hyrja në Bosnje dhe Hercegovinë, konfirmoi për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë drejtori i Shërbimit për Punë të Jashtme në Bosnje, Sllobodan Ujiç.
Sipas njoftimeve të disa mediave, bëhet fjalë për udhëheqësin e grupit, Aleksandr Zaldostanov dhe anëtarin e tij, Sasha Saviç, me prejardhje nga Serbia.
“Ujqërit e natës”, një grup i njohur për nacionalizëm dhe besnikëri ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, kanë paralajmëruar se më 19 mars do të nisin turneun “Ballkani rus”, në kuadër të të cilit do të vizitojnë Serbinë dhe Republikën Sërpska në Bosnje.
Autoritetet në Bosnje thanë se ndalimi i hyrjes së dy pjesëtarëve të grupit është bërë pas vlerësimeve se ata “paraqesin rrezik për sigurinë”. /REL/

Artikulli paraprakShkencëtarët shpjegojnë se ku shkon dhjami kur humbim peshë
Artikulli tjetërBerisha publikon fotot e pjesëmarrjes në Forumin Botëror të Baku-së në panelin për Fuqitë në Rritje