Kush e ka vrarë vërtet Duçen? Një dialog me Luciano Garibaldi

28 prill 1945, Giulino di Mezzegra, pjesë e Tremezzina, Como. Në një vend të largët deri në të padukshëm, i dënuar pa proces gjyqësor, i kapur teksa është në arrati, Benito Mussolini. Me të, Claretta Petacci. Nga ajo ditë, çfarë paradoksi, gjëja e vetme e sigurtë është se nuk është e sigurtë ajo që me siguri gjendet në librat e historisë. Domethënë ai që ka vrarë ka qenë “Koloneli Valerio”, pseudonimi i partizanit Walter Audisio, llogaritar nga Alessandria, më pas deputet dhe senator i Republikës me xhaketën komuniste. Do të thuhet se ajo që kanë rëndësi nuk janë faktet, por rezutatet. Nuk është tamam kështu: mbi trupin e një lideri ndërtohet një legjendë; mbi kufomën e një lideri sanksionohet identiteti i një kombi. Dhe, nganjëherë, është më mirë të mos përqëndrohesh të dërguesit, të mos hutohesh në imtësira, për t’i dhënë mitit – që për të ekzistuar ka nevojë për një të vdekur, më mirë se i analizuar, me kokë poshtë, në të gjitha veçantitë e tij anatomike, më mirë akoma nëse i shpërfytruar – një dimension të shëndoshë, të ndritshëm, “të pastër” (i bërë “pop”, për shembull, nga filmi i Carlo Lizzani, “Mussolini ultimo atto”, me aktorët Rod Steiger/Mussolini dhe Franco Nero/Valerio).
Nga viti 1994, nëpërmjet një serie emisionesh në “La Notte”, Luciano Garibaldi, gazetar që ka “vesin” e thjeshtësisë (dhe që nuk shtiret si historian), fillon të bëjë të qarta mospërputhjet lidhur me vdekjen e Mussolini dhe të bëjë një libër, “La pista inglese” (shtëpia botuese Ares, 2002), që hipotezon aksionin e shërbimeve sekrete britanike në vrasjen e Duçes. Ka qenë Churchill ai që ka dashur të eliminojë bashkëpunëtorin e vjetër Mussolini, duke ia djegur kështu strategjinë e partizanëve. Po tregohemi të matur – “Letërkëmbimi Churchill – Mussolini” është Atlantida e çdo bashkëkohësi – por studimi i Garibaldi posedon: dhuntinë e sintezës, atë të burimeve, atë të polemikës. Veç të tjerash, midis librave të tij përmendim “Mussolini e il professore. Vita e diari di Carlo Alberto Biggini” (shtëpia botuese Mursia, 1983), “Vita col Duce. L’attendente di Mussolini, Pietro Carradori, racconta” (shtëpia botuese Effedieffe, 2001), “Operazione Walkiria. Hitler deve morire” (shtëpia botuese Ares, 2008).

Le ta fillojmë nga “Koloneli Valerio”, domethënë nga Walter Audisio: Cili qe roli efektiv i tij në operacionin që çoi në vdekjen e Mussolini e të Claretta Petacci?
“Koloneli Valerio” – që sipas librave të historisë ishte llogaritari Walter Audisio, kurse sipas “Bill” (Urbano Lazzaro, komandanti partizan që kapi Duçen e fashizmit) ishte Luigi Longo, numri dy i PKI-së, por që ende sot askush nuk e di se kush ishte vërtet – arriti në Dongo në mëngjesin herët e së shtunës 28 prill 1945, njoftoi në shesh se kishte marrë urdhër nga CLNAI (Komiteti i Çlirimit Kombëtar i Italisë së Sipërme) që të ekzekutonte ne vend “Mussolini dhe ministrat e Salò”, të kapur nga partizanët teksa kërkonin të arratiseshin. Nuk ju përmbajt aspak. Duke e gjetur tashmë të vdekur, Mussolini i “pushkatoi” kufomën, kurse tek të tjerët nuk u kufizua vetëm tek “ministrat e Salò”, por për të bërë numra (deri edhe 15 i erdhi ngushtë), qëlloi mbi një kapiten të Aeronautikës, një punonjës të Ministrsë së Brendshme, një gazetar, një ish komunist të vjetër e kështu me radhë.

Kush e urdhëroi ekzekutimin kapital të Mussolini?
Urdhëri i pushkatimit të Mussolini dhe i ministrave të tij nuk ekzistonte. CLNAI, përfaqësues legjitim i qeverisë Bonomi në Italinë e Veriut, nuk kishte nxjerrë asnjë vendim me vdekje, që për më tepër nuk ishte kompetencë e tij, aq më pak ndonjë urdhër ekzekutimi. Sandro Pertini, përfaqësues i Partisë Socialiste në gjirin e CLNAI-t, në diskutimin e mbajtur në radio në orën 20 të 27 prillit (domethënë disa orë pas lajmit të kapjes së Mussolini) dhe i ritransmetuar në orën 13 e së nesërmes (tashmë Mussolini kishte vdekur), tha: «Ai do të duhet t’i dorëzohet një gjykate të popullit që ta gjykojë menjëherë. Ai do të duhet dhe do të gjykohet. Këtë duam ne, pavarësisht se mendojmë që për këtë njeri toga e pushkatimit është nderim i tepërt: ai do të meritonte të vritej si qen rrugësh». Pa “qen rrugësh”, por me referim të ngjashëm për sa i përket nevojës së një gjykate, qenë deklaratat e përfaqësuesve të Partisë së Aksionit Leo Valiani, të Demokracisë Kristiane Achille Marazza dhe të Partisë Liberale Giustino Arpesani.
Në të njëjtën gjatësi vale ato të Ferruccio Parri, ende i fshehur në Zvicër, që do të shtojë: «Për sa u përket të pushkaturave të Dongo që “Valerio” i zgjodhi sipas kriteresh që i injoroj, më duket se shumë prej tyre absolutisht nuk e meritonin atë fund». Praktikisht, CLNAI ishte përmbajtur të nxirrte dekretin legjislativ Nr. 142 të 22 prillit 1945, që kishte të bënte me “krimet e kryera nga Mussolini dhe nga ministrat fashistë” dhe, për t’i gjykuar, krijonte CAS-et (Gjykatat e Jashtëzakonshme të Paqit). Pse CLNAI do të duhetj të vepronte ilegalisht? Për rebelim ndaj qeverisë? Nuk ekzistonte as arsyeja më e vogël për ta bërë dhe, përballë faktit të kryer, domethënë me kryerjen e vrasjes së Mussolini e të Claretta Petacci nga dora e shërbimeve britanike, si pasojë e marrëveshjeve konvulse dhe frenetike me Romën, CLNAI u detyrua që të bëjë rivendimin qesharak postum, të hartuar, nënshkruar dhe shpërndarë për shtyp më 29 prill, si vijon: «CLNAI deklaron se pushkatimi i Mussolini dhe i bashkëpunëtorëve të tij, është konkluzion i nevojshëm i një faze historike që e lë vendin tonë akoma të mbuluar me gërmadha materiale e morale», e të tjera, e të tjera.

Të kthehemi tek “Koloneli Valerio”: cilat janë veçantitë që e bëjnë figurën e tij me hije nga pikëpamja historike?
Për t’i përshkruar në detaje kontradiktat me të cilat u ndesh në ato 23 vite që i mbetën për të jetuar pas atij prilli të vitit 1945, llogaritar Walter Audisio (i paraqitur nga PKI-ja si “Koloneli Valerio”), nuk do të mjaftonte një libër. Por le të qëndrojmë tek më të bujshme. Në memorialin diktuar “Unità” dhe i botuar nga e përditshmja midis 18 nëntorit dhe 17 dhjetorit 1945 i mëshonte me të madhe pyetje – përgjigjes se zhvilluar me Claretta, kur i mohoi lejen për të veshur mbathjet. Një episod që u kundërshtua në atë kohë nga Lia De Maria, në shtëpinë e së cilës qen mbajtur të burgosur Duçja e Petacci, dhe që tregoi sesi Claretta duhej t’i vishte patjetër ato, duke qenë se ishte në ditët e menstruacioneve. Megjithatë, në librin e Audisio “In nome del popolo italiano”, i dalë pas vdekjes së tij në vitin 1975 (shtëpia botuese Teti Editore), episodi nuk përmendet. Shfaqen në fakt absurditete të tjera: si ai që Walter – Valerio do t’i drejtohej këmbëngulshëm me “ti” Mussolini, megjithëse i ishte shfaqur si një fashist që kishte ardhur ta çlironte. Se fundi, libri vazhdon në përshkrimin e frikës së madhe të Mussolini përballë “ekzekutuesit” të tij. Veçanti e hedhur poshtë nga vetë partizanët komunistë, si Michele Moretti “Pietro” dhe Aldo Lampredi “Guido”.
Më 23 janar 1996 “Unità” boton relacionin mbi faktet e shkruar nga nga Aldo Lampredi “Guido”, funksionari i PKI-së, dhe i dorëzuar prej tij në vitin 1975 të nderuarit Armando Cossutta. Nga relacioni deduktohet se Mussolini në momentin e vdekjes nuk u tulat (versioni Audisio), as thirri “Viva l’Italia!” (versioni Moretti), por thirri: “Qëllomëni në gjoks!”. E pashpjegueshme dhe pa arsye ky shpjegin pas vdekjes nga ana e organit zyrtar komunist ndaj një njeriu (Mussolini) të demonizuar për një gjysmë shekulli prej e një personi (Lampredi), që deri në atë moment linte të kuptohej se nuk kishte qenë as i pranishëm në vdekjen e Duçes. Është fakt se një deklaratë e tillë domethënëse u nxorr nga një sirtar pas 20 vjetësh, mu në mes ashpërsimit të polemikave lidhur me “pistën angleze” e bërë nga ana ime (dhe e vërtetuar nga deklarimet e Profesot Renzo De Felice) dhe mbi mospërputhjet e “vulgatës” komuniste. Verbali i autopsisë i hartuar nga Profesor Caio Mario Cattabeni zbulon se në stomakun e Duçes nuk kishte asnjë prani ushqimore. Në kundërshtim nga sa pohohej si nga Walter Audisio, ashtu edhe nga Lia De Maria, sipas të cilëve i burgosuri kishte ngrënë qumësht, polenta, bukë, sallam dhe fruta në mesditën e 28 prillit. Ky element vërteton hipotezën se Mussolini nuk mund t’i kishte konsumuar ato ushqime, pasi në atë orë ishte tashmë i vdekur.

Çfarë provash ekzistojnë për të vërtetuar tezën e pushkatimit të Mussolini dhe Claretta mëngjesin e 28 prillit dhe jo pasditen e asaj dite?
Ekziston një studim i gjatë (një kopje e të cilit, 300 faqe të mira, prej dekadash në posedimin tim) i hartuar nga Profesori i ndjerë Aldo Alessiani, për 40 vjet konsulent mjeko – ligjor i Gjykatës së Romës, nga ku mbi bazën e trajektores së plumbave dhe rigjiditetin kafaverik në momentin e autopsisë deduktohet se vdekja e Mussolini nuk ka sesi të mos ketë ndodhur mëngjesin e 28 prillit dhe goditjet nuk mund të jenë qëlluar përveçse nga lart – poshtë dhe jo e kundërta, siç do të kishte ndodhur në rast se pushkatimi do të ishte ekzekutuar përpara portës së Villa Belmonte. Veç të tjerash, ka edhe dy pyetjeve të cilave “vulgata” (përkufizim i historianit të shquar Renzo De Felice) nuk ka mundur kurrë t’u japë përgjigje: Pse ekzekutimi i të 15-ëve në Dongo u konsumua coram populo, kurse ai i Mussolini dhe i Petacci u krye fshehurazi? Pse, në rastin e dytë, të gjithë banorët e zonës u larguan dhe askush nuk mundi të asistonte? PKI-ja dhe CVL-ja nuk e kanë shpjeguar kurrë.

Çfarë baze ka hipoteza juaj? Jo të gjithë e mendojnë si ju…
Kufizohem të kujtoj shkrimet më të rëndësishme që hedhin poshtë “vulgatën” akoma sot e mësuar fëmijëve e shkollave tona. Në radhë të parë do të vendosja një eksponent shumë autoritar të Rezistencës, Urbano Lazzaro “Bill”, Zëvendëskomandant i Brigadës së 52-të “Garibaldi”, pse jo edhe njeriun që kapi Mussolini, i cili në librin e tij «Dongo, mezzo secolo di menzogne» (shtëpia botuese Mondadori, 1993) rindërton në mënyrë të hollësishme vdekjen e Mussolini, duke e vendosur mëngjesin e 28 prillit përpara shtëpisë së çiftit De Maria dhe duka ia atribuar jo Walter Audisio, por Luigi Longo, numri 2 i PKI-së, kryekomandant i Divizionit “Garibaldi”. Në tekstin tashmë “klasik” të Franco Bandini “Vita e morte segreta di Mussolini” (shtëpia botuese Mondadori, 1978) për herë të parë vdekja e Mussolini dhe e Petacci vebdoset në mlngjesin e 28 prillit përpara shtëpisë së çiftit De Maria, ndërsa në orën 16 e 30, përpara portës së Villa Belmonte, u “ripushkatuan” të dy kufomat, për të akredituar versionin zyrtar e vendosur ndërkohë gjatë telefonatave frenetike midis “Valerio” dhe drejtuesve të PKI-së dhe CVL (Komanda e Vulnetarëve të Lirisë). Qysh në vitin 1950 gazetari i madh Paolo Monelli në veprën e tij historike “Mussolini piccolo borghese” (të cilës i posedoj kopjen e dhuruar me dedikim personal nga Monelli) nënvizonte kontradiktat që e bënin të pabesueshëm rindërtimin “zyrtar” e vdekjes së Mussolini. Historiani mantovan Alessandro Zanella, i vdekur përpara kohe, në librin «L’ora di Dongo» (shtëpia botuese Rusconi, 1993), rindërton pushkatimin e Mussolini dhe të Petacci siç ka ndodhur mëngjesin e 28 prillit përpara shtëpisë së çiftit De Maria, nga dora e “Kapitenit Neri” (Luigi Canali), partizanes “Gianna” (Giuseppina Tuissi) dhe të shokëve të tyre, duke e bazuar këtë rindërtim të tillë mbi një dokument gjyqësor të kohës të gjetur prej tij, ku vëllai i partizanes “Gianna” ia atribuon së motrës dhe “Kapitenit Neri” meritën (ose përgjegjësinë) e ngjarjes. Gjë që mund të vlejë edhe në rastin që dërguesit apo ekzekutuesit materialë të kenë qenë agjentë nën urdhërat e shërbimeve sekrete britanike, siç pohohet hapur nga Bruno Giovanni Lonati, që pas 50 vitesh heshtjeje zbulon në librin e tij «Quel 28 aprile. Mussolini e Claretta: la verità» (shtëpia botuese Mursia, 1994) se ka qenë ai që me urdhër të shërbimeve sekrete britanike ka vrarë Duçen, ndërsa “Kapiteni John” anglez qëllonte Claretta. Por nuk është e gjitha. Edhe sipas dëshmisë së Dorina Mazzola, e marrë nga Giorgio Pisanò dhe e botuar në librin e tij «Gli ultimi 95 secondi di Mussolini» (shtëpia botuese Il Saggiatore, 1996), Mussolini dhe Petacci u vranë mëngjesin e 28 prillit nën shtëpinë e çiftit De Maria në Bonzanigo.

Pse Churchill do të komplotonte për ta hequr qafe Duçen?
Dokumente të shumta të botuara në librin themeltar të Ricciotti Lazzero «Il sacco d’Italia» (shtëpia botuese Mondadori, 1994) ofrojnë shumë më tepër se një gjurmë të thjeshtë lidhur me efektivitetin e kontakteve sekrete midis Mussolini dhe Churchill në vitet 1944 – 1945, duke dhënë edhe një indikacion të besueshëm lidhur me natyrën e vetë atyre. Nga disa regjistrime telefonatash dhe nga letra të ndryshme midis Duçes dhe Claretta Petacci (letra të gjitha të fotografuara përpara se t’u dorëzoheshin të dy destinatarëve nga gjermanët që ruanin Mussolini), material i “shitur” Lazzero nga Gjenerali Karl Wolff, komandant i trupave Waffen SS në Itali (i cili nuk jepte kurrë intervista pa u paguar sa frëngu pulën), rezulton sesi në vitin 1944 Churchill e kishte individualizuar tashmë tek Stalini rrezikun më të madh për Perëndimin dhe mëshoi mbi Mussolini për një përfshirje më të madhe të Hitlerit në frontin sovjetik. Me rënien e Rajhut të Tretë dhe të fashizmiz, në sfondin e marrëveshjeve të Jaltës midis Uashingtonit, Londrës dhe Moskës, shërbimet sekrete britanike do të kishin pasur motive të kuptueshmeqë mbi këto kontakte midis Churchill dhe Mussolini të binte sipari.
Ky është thelbi i të ashtuquajturit “letërkëmbim Mussolini -Churchill”. Personalisht pata një konfirmin përfundimtar nga Pietro Carradori, intendenti i Duçes, që më zbuloi takimet e shumta e fshehta midis Mussolini dhe agjentëve britanikë të dërguar nga Kryeministri i Londrës, qëllimi final ishtë të bindej Hitleri që ta pushonte rezistencën në Perëndim, me qëllim që t’i drejtonte të gjitha forcat e tij kundër avancimit të Ushtrisë së Kuqe drejt Europës. E gjitha e trgeuar në librin tim «Vita col Duce» (shtëpia botuese Effedieffe editore, 1999). Më pas rindërtimi im do të ketë një konfirmim të bujshëm në librin e Peter Tompkins «Dalle carte segrete del Duce» (shtëpia botuese Marco Tropea editore, 2001), që do ta përqafojë pa rezerva “pistën angleze”. Të mos harrojmë se në vitet 1944 – 1945 Tompkins kishte qenë agjent i CIA-s amerikane në Itali.

Vazhdohet të flitet për një “letërkëmbim Mussolini – Churchill” misterioz, që duhet t’i jetë marrë Duçes në momentin e kapjes së tij në kamionin gjerman në rrugën perëndimore e Liqenit të Como, pak përpara Dongo. Letërkëmbim i marrë nga partizanët e Brigadës së 52-të “Garibaldi” dhe i dorëzuar prej tyre agjentëve të Churchill.
Hipoteza është sigurisht e mundshme dhe e besueshme. Ama ka edhe më shumë. Bëhet fjalë për historinë, e gjitha për t’u rindërtuar, e kopjes së këtij letërkëmbimi, që Mussolini do t’ia dorëzonte njeriut të cilit i besonte 100%: ministrit të tij të Arsimit Kombëtar Carlo Alberto Biggini. Për këtë jam marrë gjatë në librin tim «Mussolini e il Professore. Vita e diari di Carlo Alberto Biggini» (shtëpia botuese Mursia, 1989). Vdekja e Biggini, mik personal i Mussolini dhe depozitar i konfidencave më të fshehta të tij, mbetet e mbështjellë nga misteri. U shtrua në një klinikë të Milano, afër 43 vjeçar, të nesërmen e çlirimit, për një formë të rëndë tumori të papritur. Por ka deklarata autoritare, si ajo e At Agostino Gemelli, që e çmontojnë një diagnozë të tillë. Ajo që është e sigurtë është se Biggini vdiq larg nga të afërmit dhe kush e asistoi në çastet e fundit më pas mohoi çdo kontakt me të. Sigurisht, vdekja e tij pati si pasojë kryesore heshtjen më totale lidhur me dokumentat që Duçja i kishte dorëzuar në formë kopjeje pak përpara fundit. Ato dokumenta, në shpresat e kreut të fashizmit, do të duhej t’i shpëtonin jetën dhe t’i jepnin të drejtë politikës italiane në mbarimin e luftës. Ato dokumenta u zhdukën dhe nuk e ndihmuan as Mussolini, as aq më pak ministrin e tij besnik. Gjurmët që e japin për të sigurtë ekzistencën e një letërkëmbimi sekret Mussolini – Churchill, pas vitit 1940, dhe që kalojnë deri nëpërmjet gojës së qepur të ambasadorit të atëhershëm japonez në Romë Shinrokuro Hidaka, të çojnë tek ajo çantë e marrë në dorëzim nga Biggini dhe e zhdukur përgjithmonë.
(nga Pangea)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakMitologjia e Planit Marshall
Artikulli tjetërKonfirmohet, Johnson refuzoi “pompistat” e Ramës