Kujdes! Vitaminat mund të rrisin rrezikun e kancerit në mushkëri

Meshkujt, dhe veçanërisht meshkujt duhanpirës, duket se janë më të prirë të diagnostikohen me kancer të mushkërive nëse konsumojnë doza të mëdha të vitaminës B6 dhe B12.

Sipas hulumtimeve, meshkujt të cilët merrnin këto suplemente të vitaminave kishin pasur një rrezik thuajse dyfish më të lartë të zhvillimit të kancerit në mushkëri. Ndërsa për meshkujt duhanpirës, rreziku kishte qenë deri në katërfish më i lartë.

“Dozat e larta të suplementeve me vitamina B6 dhe B12 nuk duhet të merren për parandalimin e kancerit në mushkëri, e veçanërisht te meshkujt, sepse mund të shkaktojnë dëme”, ka treguar autori i këtij studimi Theodore Brasky.

Sidoqoftë, studimi nuk ka qenë i dizajnuar të dëshmojë shkaktarin dhe efektin mes vitaminave dhe kancerit të mushkërive, por ka treguar vetëm një ndërlidhje mes tyre.

Artikulli paraprakRama në Korçë, futet fshehurazi në fshatin ku u shembën shtëpitë nga tërmeti, nuk pranon të takohet me banorët e dëmtuar
Artikulli tjetërIlaçi natyral 800-vjeçar që trajton shumë sëmundje të zemrës