Kufomën e Klodian Rashës e kanë masakruar, gazetari: Kam foto me hematoma në fytyrë

Kufomën e Klodian Rashës e kanë masakruar. Kjo nuk është polici por bandë kriminale. Përse duhej masakruar në fytyrë ky 25 vjeçar?

Gazetari Spartak Koka ka arritur të sigurojë disa foto të trupit të pajetë të 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili u qëllua me armë zjarri nga një efektiv policie një ditë më parë.

Në një lidhje në emisionin “Opinion”, Koka tha se viktima kishte dhjetë të qepura në pjesën e kokës si dhe dëmtime në pjesën e ballit dhe të hundës.

“Ka dhjetë të qepura në kokë, hematoma në pjesën e ballit, hematoma në fytyrë dhe në pjesën e hundës, por që nuk dihen se nga janë shkaktuar. Familjarët kanë parë foton dhe kufomën dhe thonë, që sipas tyre është armë zjarri”, u shpreh Spartak Koka ndërsa tha që tashmë i takon Mjekësisë Ligjore të sqarojë plagët.

Ndërkohë sipas gazetarit kjo e komplikon situatën, në një kohë kur Prokuroria ka deklaruar se në trupin e të riut është qëlluar vetëm 1 plumb, ndërkohë që sipas të dhënave nga SHÇBA u tha se nga arma e policit është qëlluar 2 herë.

“Prokuroria thotë se ka vetëm një goditje me armë zjarri në shpatull. Ndërkohë sipas të dhënave nga SHÇBA nga arma e policit ëshë qëlluar 2 herë”, tha Koka.

Artikulli paraprakVrasja e 25-vjeçarit nga policia/ Sot në orën 18:00 protestë para Ministrisë së Brendshme
Artikulli tjetërAmbasada e SHBA: Protestat mund të përhapen…