Kryeziu afër transferimit në Serinë A

Hekuran Kryeziu mund të transferohet në Genoa gjatë kësaj vere. Sipas “Gazzetta dello Sport”, skuadra zvicerane, Luzern, ia ka ofruar Genoas mesfushorin kosovar, Hekuran Kryeziu. Ky i fundit ka kontratë me klubin helvetik deri në vitin e ardhshëm. Për këtë arsye, Luzern po mundohet që ta shes Kryeziun sa më shpejtë, pasi në janar rrezikon ta humbë lojtarin pa përfituar asnjë cent. Sipas mediave italiane, reprezentuesi i Kosovës kërkohet edhe nga skuadrat e njohura si: Lazio e Bologna.

Artikulli paraprakKukësi me paraqitje pozitive
Artikulli tjetërManchester United, klubi më i shtrenjtë