Kryetari i PD, Lulzim Basha kujton heroin legjendar të Kosovës, Adem Jashari: Vuri gjakun e tij dhe të familjes së tij në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur

Në një postim në rrjetin social facebook, kreu i PD, Lulzim Basha, ka përkujtuar heroin legjendar të Kosovës, Adem Jasharin, i cili vuri gjakun e tij dhe të familjes në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur.

Postimi i plotë i kryetarit të PD:

Ndërsa sot gëzojmë frytet e lirisë e mes sfidash po ndërtojmë të ardhmen tonë e të fëmijëve tanë, kujtojmë dhe përulemi me nderim dhe krenari të thellë kombëtare para sakrificës sublime të Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, i cili vuri gjakun e tij dhe të familjes së tij në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur.

 

Artikulli paraprakPD, Eralda Bano: Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është subjekt i një sërë parregullsive dhe shkeljeve proceduriale, të cilat reflektohen në raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shetit.
Artikulli tjetërReagimi i Edvin Kullurit: Ti Gazmend ke të drejtë që nuk më njeh, por do të them se si të njoha unë!