PD, Eralda Bano: Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është subjekt i një sërë parregullsive dhe shkeljeve proceduriale, të cilat reflektohen në raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shetit.

Në një deklaratë nga selia e PD, deputetja dhe anëtarja e kryesisë Eralda Bano u shpreh se “qeveria shqiptare ka dështuar të prodhojë institucione të cilat janë të efektshme dhe kanë aftësinë të prodhojnë politika favorizuese kundrejt qytetarëve”.

“Si çdo institucion tjetër, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është subjekt i një sërë parregullsive dhe shkeljeve proceduriale, të cilat reflektohen në raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shetit.” – tha më tej ajo.

“Partia Demokratike e ka një plan të mirëstudiuar për bujqësinë, një program i cili do ti jap fund korrupsionit dhe abuzimet në kurriz të fermerëve shqiptarë dhe subvencionim të prodhimeve që të mos detyrohen t’i hedhin më.” – përfundoi deputetja e qarkut të Fierit.

 

DEKLARATA E DEPUTETES DHE ANËTARES SË KRYESISË SË PD, ERALDA TASE BANO:

Të nderuar qytetarë,

Qeveria shqiptare ka dështuar të prodhojë institucione të cilat janë të efektshme dhe kanë aftësinë të prodhojnë politika favorizuese kundrejt qytetarëve. Si çdo institucion tjetër, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është subjekt i një sërë parregullsive dhe shkeljeve proceduriale të cilat reflektohen në raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shetit.
Vlen të theksoj se në këtë raport të KLSH evidentohet një mungesë regjistrimi në librat e kontabilitetit dhe pasqyrat financiare për periudhën 2021- 2022, të tokave bujqësore që Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural administron, (në sipërfaqe totale 19,033.95 ha), duke cenuar transparencën dhe pasqyrimin e plotë të të dhënave pasurore në administrim të Ministrisë. Situata pritet të jetë e ngjashme edhe për periudhën 2023 – 2024 nisur nga të dhënat paraprake.
Në fakt, të dhënat që marrim nga këto raporte të KLSH, vërtetojnë se një ministri e tillë ka aftësine absolute për të bërë çorap gjithë sektorin. Me dashje ose jo, çorba e gatuar nga ligësia dhe paaftësia e institucioneve të rilindjes ka bërë që:
Në vitin 2022 dhe 2023, rritja e bujqësisë ishte afër zeros, madje në tremujorin e dytë dhe të tretë të vitit të kaluar u kthye në negative (-0.5% në periudhën korrik-shtator). Blegtoria sidomos po vuan më shumë, siç tregon dhe tendenca e rënies së gjedhëve e prodhimit të qumështit. Kujtojmë protestën e fundit të blegtorëve të jugut, ku mes të tjerash ata kërkuan rregullim të tregut të importit të mishit i cili po shkakton rënie drastike të shitjes së produktit vendas, duke i vendosur familjet shqiptare që ushqehen nga biznesi i blegtorisë në risk të madh për faliment.
Janë të panumërta thirrjet nga fermerët në të gjithë vendin, të cilët po e gjejnë veten në kushtet kur produktet e tyre nuk shiten dhe ata detyrohen t’i flakin. Një vit prodhohet grur me shumicë për shkak se Ministria e Bujqësisë i udhëzon të bëjnë këtë gjë, e më pas vitin pasardhës, produkti mbetet stok i pashitur ndërkohë që institucionet përgjegjëse heshtin dhe nuk marrin masa.
Problemet e bujqësisë në qarkun e Fierit janë të panumërta, por një informacion i fundit që mbërrin në Partinë Demokratike vjen specifikisht nga fshati i Sukut, ku fermerët po hedhin poshtë prodhimin e kastravecit për shkak se grumbulluesit kanë rënë dakord për blerjen e produktit nën kosto. Asnjë ndërhyrje nga ministria.
Fundi i këtij regjimi do ta shpëtojë Shqipërinë, është e vetmja mënyrë.
Partia Demokratike e ka një plan të mirëstudiuar për bujqësinë, një program i cili do ti jap fund korrupsionit dhe abuzimet në kurriz të fermerëve shqiptarë dhe subvencionim të prodhimeve që të mos detyrohen ti hedhin më.

Faleminderit!

Artikulli paraprakShënim/ S’paska qenë përpjekje për garën dhe votën, por pazar për karrigen!
Artikulli tjetërKryetari i PD, Lulzim Basha kujton heroin legjendar të Kosovës, Adem Jashari: Vuri gjakun e tij dhe të familjes së tij në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur