Kryetari i PD Kukës i përgjigjet Ramës: Jemi luanë të lirë, ti, një shimpaze

Kryeministri Edi Rama u prit mbrëmjen e sotme me protesta dhe flakadanë nga qytetarët e Kukësit, pas vendosjes së taksës për “Rrugën e Kombit”.
Pritja me protesta nuk ka kaluar pa u komentuar nga kryeministri Rama, i cili i quajti ata si grup zoologjik, e menjëherë pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të PD-së së Kukësit, Arif Rexhmati.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryetari i PD në Kukës, Arif Rexhmati, reagoi me ashpërsi ndaj këtyre komenteve të Ramës.
“Si hajdut që është erdhi natën në Kukës, por mori me vete urrejtjen që mbolli për kuksianët. Ne jemi luanë të lirë, shimpanze në kopsht zoologjik është Rama, ofezat për Kukësin dhe kuksianët iu kthyen mbrapsht”, shkruan ai.
Kujtojmë se Rama tha: “Më vjen keq që një pjesë e atyre që kishin ardhur për të marrë pjesë në takim, për shkak të sallës ishin të detyruar të rrinin jashtë dhe të shikonin atë grupin zoologjik, që ishin mbledhur në hyrje. Kemi një kundërshtar tejet të dëshpëruar dhe njerëzit e dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara”.

Artikulli paraprakArrestime të reja në PS, kush janë dy ministrat të kapur në flagrancë
Artikulli tjetërJaponia, investime në Kamëz, Mziu priti në një takim ambasadorin Makoto Ito