Kryeministrja May: “Tolerancë e tepruar ndaj ekstremizmit”

Kryeministrja britanike Theresa May njoftoi fillimin e një linje të ashpër kundër ekstremizmit islamik. Ajo do ta “shfarosë” këtë fenomen në shoqërinë britanike”, tha May.
“Ne nuk mund dhe nuk duhet të veprojmë, sikur çdo gjë mund të vazhdojë si deri tani”, tha May. Ish-ministrja e Brendshme bëri thirrje për masa të reja kundër terrorizmit, duke përfshirë edhe një veprim më të vendosur kundër propagandës islamike në internet dhe dënime më të ashpra për vepra terroriste.
Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, tha se “ne nuk do t’i lëmë kurrë këta frikacakë të fitojnë dhe se nuk do të frikësohemi kurrë nga terrorizmi”.
Atentati i Londrës shkaktoi pikëllim dhe keqardhje në të gjithë botën. Kancelarja Angela Merkel u shpreh: “Sot na bashkon përtej gjithë kufijve pikëllimi dhe hidhërimi”. Në shenjë solidariteti me Londrën dhe banorët e saj të dielën në mbrëmje Porta e Brandenburgut në Berlin u ndriçua me ngjyrat e flamurit britanik.

Artikulli paraprakA do të futet Europa Juglindore në eurozonë?
Artikulli tjetërISIS merr përgjegjësinë e sulmeve terroriste në Londër