Kryeministri i prodhuar me votat e kriminelëve në 2017 mashtron publikisht për dosjen 339!

“Dosja 339 është një turp për atë se në këtë vend kriminelët kanë vendosur për gjithçka. Kryeministri del publikisht dhe mashtron pa pikë turpi.
Ne i kemi denoncuar dhe do të vazhdojmë të denoncojmë aferat korruptive të kësaj qeverisjeje të marrë fund”.
Kështu deklaroi ish-deputeti I LSI-së, Petrit Vasili, ndërsa tha se vjedhja e votave në zgjedhjet e fundit parlamentare shkatërroi sistemin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në vend.
Vasili akuzoi Ramën si ideatorin e manipulimit të votave në zgjedhjet e 25 qershorit, duke shtuar se është kjo arsyeja sepse aid he partia që drejton nuk kanë asnjë pretendim.
“Opozita e bashkuar ka denoncuar fuqishëm shit-blerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017. Vetëm PS kishte zero pretendim. Kryeministri i prodhuar me votat e kriminelëve në 2017 nuk pati asnjë lloj pretendimi për zgjedhjet dhe shit-blerjen e votës, sepse ishte frymëzuesi dhe përfituesi i vetëm i saj. OSBE -ODIHR e ka vlerësuar se zgjedhjet janë vjedhur e këtu mbytet liria politike”, tha Vasili.

dako avdyli

Artikulli paraprakBasha me biznesin fason në Korçë: 16 marsi, beteja për të shkuar në Europë…
Artikulli tjetërErion, ti nuk ke kapele për Rudinën