Basha me biznesin fason në Korçë: 16 marsi, beteja për të shkuar në Europë…

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me biznesin fason në Korçë.
Basha theksoi se biznesi është në vështirësi ekonomike nga çmimi i lartë i naftës, çmimi i lartë i energjisë dhe taksat e larta.
Basha tha se 16 marsi është një protestë kombëtare, e cila do të sjellë ndryshimin.
“Beteja është të ndërtojmë një raport tjetër mes qeveritarët dhe qytetarit. Edi Rama ka ndërtuar raportin që qytetari të ketë frikë qeveritarin. Në fakt në Europë nuk shkohet kështu, këtë duhet të ndryshojmë ne”, tha Basha.
Sipas kreut të PD-së, kjo lëvizje e opozitës nuk ka nisur sot që ne të hipim në qeveri, por që qytetarët të jenë zotër të fateve të tyre.
“Kush na thotë se në Europë shkohet kështu na gënjen, pavarësisht gjuhës që e thotë. Në Europë shkohet që qeveria t’i japë llogari qytetarëve.
Në 3 dekada kemi arritur edhe gjëra të mira, por ka ardhur koha që të shkojmë në Europë me një tjetër model, jo si ky që kemi tani”, tha Basha.

Artikulli paraprakNëndetësja 105 në ndihmë të Dosjes 339
Artikulli tjetërKryeministri i prodhuar me votat e kriminelëve në 2017 mashtron publikisht për dosjen 339!