Kryemadhi: Opozita po has vështirësi në përmbajtjen e njerzëve në protesta

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në emsionin “360 Gradë” në RTV Ora deklaroi se opozita po has vështirësi në përmbajtjen e njerzëve në protesta.

Kryemadhi: Një nga problemet më të mëdha që kemi ne në protesta është që mundohemi dhe energjitë tona më të mëdha nuk shkojnë për të sjellë njerëzit. Ka ikur nëse para 2, 3, 4, 5, apo edhe 6 viteve qoftë PS, PD apo edhe ne problem kishim pjesëmarrjen në protesta, apo edhe evenimente, sot nuk është problemi për t’i sjellë njerëzit është problemi për ti  përmbajtur njerëzit.

Njerëzit janë aq të zemëruar saqë mendojnë se inatin e tyre mund ta nxjerrin duke rrëmbyer një godinë dhe duke e djegur atë. Por nuk është kr problemi. Nuk është problemi të djegësh godinën, se mund ta djegësh dhe nuk e e mund fenomenin.

Kryemadhi, teksa komentoi titullin e emisionit, “Kryemadhi ose opozita radikale deri në pikën e fundit”, tha se opozita nuk është radikale, sepse nëse do ishte e tillë do ishin pushtuar me dhunë dhe armë institucionet.

Monika Kryemadhi: Mund të themi themisugjerim, nuk mund të themi opozita është radikale, sepse po të ishte opozita radikale, do të ishin pushtuar me dhunë dhe me armë të gjitha istitucione e shtetit.

Artur Zheji: Ma dogje më parë, sepse pata dhe unë vërejtje për këtë titull.

Monika Kryemadhi: Në këto 30 vite është nga opozitat më konstuktive, seps enë çdo vend nëse do të ndodhte ajo që ka ndodhur në Shqipëri, nuk po hyj tek koncesionet, mjafton të lecosh “DASH”, “Reporterët pa Kufij”. Shohim studentët në Francë. Në çdo vend të botës nuk do të kishte qëndrur një sekondë kryeministër nëse do ishte kapur me vjedhje të votës, apo blerje. Një nga debatet me qyetarët është pse nuk jemi radikalë.

Artikulli paraprakDash Shehi: Shqiptarët e kanë kuptuar se kush i udhëheq, se ku po shkojnë paratë e tyre, ka ardhur dita…
Artikulli tjetërVisar Zhiti: Nuk mund të bëjmë demokraci me ata që bënë diktaturën!