Krujë, ministrja takim elektoral në shkolla

Fotoja që shihni tregon se si ministrja e Ramës, Englantina Gjermeni është duke bërë fushatë në ambientet e shkollës në Krujë. Megjithëse Rama miratoi një urdhër të posaçëm për gjoja mospërdorimin e administratës publike dhe ambienteve të saj për fushatë elektorale duket se vendimi ka qenë sa për dy tituj lajmesh dhe asgjë më shumë. Kjo foto tregon më së miri se si administrata publike dhe mjetet shtetërore janë vënë tërësisht në shërbim të fushatës elektorale të PS. Kjo situatë po ndodh në të gjithë vendin. Ambientet e shkollave janë shndërruar në ambiente takimesh elektorale të fushatës së PS. Nga njëra anë po përdoren mjetet shtetërore për fushatën e PS e nga ana tjetër punonjësit e administratës përmes urdhrave të fshehtë janë duke u nxjerrë në takimet elektorale të PS nën presionin se do t’i largojnë nga puna.

Artikulli paraprakDenoncimet e qytetarëve, ekskursione maturantëve në këmbim të votës
Artikulli tjetërMinistri Demiraj me Llallën: Masa të ashpra për zgjedhjet e drogën