Krimi nuk ndalet, breshëri plumbash në Tiranë, një i plagosur

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para pak minutash në zonën e Selitës në Tiranë. Një 18-vjeçar me iniciale M.SH. ka mbetur i plagosur dhe është nisur drejt spitalit. Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.
Ende nuk ka asnjë njoftim nga policia për këtë ngjarje.
Kjo është ngjarja e tretë kriminale Brenda 12 orësh në Tiranë.
Mbrëmë u vra me armë një vajzë e mitur vetëm 13 vjeçe me plumbë në bark në banesën e saj. Pak më Vonë u ther me thikë një burrë po në Tiranë.
Holti Hajdari jetonte i vetëm në banesë, dhe punonte në një lavazho në kryeqytet. Babai i tij jetonte në Greqi, ndërsa nëna ka ndërruar jetë pak kohë më parë.
Mësohet se sherri ka nisur që në banesë për të vijuar më pas gjatë gjithë rrugicës së banesës, ku dëshmitarë shprehen se kanë dëgjuar dhe të bërtiturat.
Një prej banorëve të lagjes dhe dëshmitar i vrasjes me thikë shprehet se në banesën e Holtit vinin shpesh të rinj që merrnin drogë, po sipas tij, vetë viktima nuk merrej me shitjen e lëndëve narkotike.
Banori tregon se, e ka gjetur Hajdarin të shtrirë në rrugicë, dhe saktëson se ambulanca ka vonuar me rreth një orë që të shkonte në vendngjarje. Dëshmitari shprehet se Holti i ka treguar se e ka plagosur i njëjti person si herën e shkuar.

Artikulli paraprakDy shenjat që tregojnë se keni mungesë të vitaminave esenciale
Artikulli tjetërBëhuni gati!