Krim mjedisor në Gjirin e Lalzit, lumi i ndotur dhe fekalet derdhen në det

Erla MEHILLI

U be dite qe postoj mbi ate çka ndodh ne fshatin turistik @lura.resort ne Gjirin e Lalzit, nje krim i vertete mjedisor. Fatkeqesisht mediat bene lajm vetem faturat per cadrat qe kushtojne 150 euro, edhe ate e kishin lexuar pergjysem.

Po pak rendesi ka sepse cadrat me pagese jane shqetesimi i fundit ose problemi me i vogel i asaj qe ka ndodhur dhe po ndodh aty. Sigurisht jam e bindur qe askush nuk do publikoje asgje mbi kete.

Nuk e kuptoj pse tere ata njerez publike aty nuk e ngrejne publikisht kete shqetesim, ose te pakten kam pare gje deri tani. Kuptoj qe nuk kane si te flasin as mediat qe benin reklame se sa mire kishte ndertuar pronari resortit shtepite aty, aq sa nuk i kishte gjetur gje nga termeti i 26 nentorit.

E kam denoncuar gati dy jave me pare devijimin e rrjedhes se Tarinit, i cili eshte zhvendosur 300 metra me ne veri dhe tani derdhet mbi 120 metra ne brendesi te fshatit (shih videon). Tarini sjell me vete ujrat e ndotura te fshatrave Armathe dhe Rrotull, si edhe mbetjet e nje ndermarrje (pularie me duket) qe eshte ndertuar ne Rrotull. Fekalet e tyre i kemi mu ne Lura 1, me pak se 100 m nga ku lahen femijet dhe ne!!!

E kam thene qe ky lum apo kanal nuk erdhi vete, por nga nderhyrjet e gabuara te babezise se ndertuesve per te zgjeruar fshatrat turistike nga Lura 1 ne Lura 2/3 dhe tani 4 dhe 5 (nje zot e di kur do mbarojne). Pervec kesaj, fshati turistik ngjitur po nderton nje argjinature, per barkat thone. Ndertimi i nje pontili me materiale te pakalueshme (gure dhe dhera) eshte veper penale dhe krim ndaj mjedisit.

Mua me dhimbset investimi i prinderve te mi aty si dhe jeta dhe shendeti im dhe familjes time. Nese askush nuk flet dhe nuk nderhyn, fekalet nga rera do i kemi brenda shtepive. Une per vete nuk do hesht!

Artikulli paraprakMasat e munguara dhe përfitimet skandaloze qeveritare nga situata e Covid-19
Artikulli tjetërVideo/ Balla imiton shefin e tij, sul*môn me duar gazetaren dhe…