Kreu i PD, Basha mesazh për PS-Rithemelim nga Dibra: Thuajeni hapur jeni apo jo që deputetët ti zgjedh populli me lista të hapura?!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Dibra tha se qeveria e papërgjegjshme ka shkaktuar plagë të mëdha në Shqipëri për shkak të qeverisjes së saj të korruptuar. Para demokratëve, Basha nuk la pa shigjetuar dhe grupimin tjetër brenda PD-së, siç është Rithemelimi.

Ai tha se këta që hiqen si opozitarë, duhet të vendosin nëse janë pro luftës kundër korrupsionit.

Basha: Ajo që pritet prej nesh nuk është thjesht mbijetesa, por dalja nga kriza e shkaktuar nga kjo qeveri. Të ndërtosh këtë alternativë, do të thotë të besosh te e nesërmja e Dibrës dhe Shqipërisë. Nëse betejën e bën për karrigen tënde personale, jo vetëm që s’i shërben Shqipërisë, por je kthyer në shërbëtor. Nga njëra anë i kemi të qarta plagët e shkaktuara në Dibër dhe Shqipëri nga kjo qeveri e papërgjegjshme për shkak të korrupsionit apo pashpirtësisë. Nga ana tjetër, mungesa e një alternative dhe zëvendësimi i saj me gjuhën e lodhur dhe të mungesës së një plani nga qeveria, i shërben kësaj qeverie. Rruga jonë nuk ka qenë e lehtë, por e qartë. E qartë për përballjet, e qartë për qëndrimet bardhë e zi dhe për çfarë presin, meritojnë dhe do të ketë shqiptarët nga PD. Kjo qartësi është jetike për të vendosur piketat e së nesërmes. Oferta duhet të jetë e plot, pa dritëhije dhe e qartë. Si mund të ketë drejtësi kur ata që e cilësojnë veten opozitë, sulmojnë institucionin më të lartë të drejtësisë. Në vend që t’i japë qytetarëve alternativë të saktë, bëjnë zig-zake për drejtësinë. Jeni apo jo që pushtetarët të përgjigjen për shkeljet? Që të zhduket imuniteti parlamentar dhe të vendoset drejtësi reale. Si me Arben Ahmetjan, që u deshën 2 javë për të hequr imunitetin, dhe iu dha kohë që të arratisej.

Artikulli paraprak“Më mbajtën peng, më lidhën dhe donin të më mbysnin me kabllo”- Rrëfimi tronditës i shqiptarit në Itali: Katër persona më rrëmbyen për 16 orë (EMRAT)
Artikulli tjetër“Pse u shndërruar kokoshi i revolucionit në një thelë?”/ Basha thirrje për bashkim: PD, shpresa e vetme për ndryshim