Kreu i degës së PD në Teksas takon senatorin Ted Cruz: Qeveria shqiptare e lidhur me krimin

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike dega Teksas SHBA, Gasper Lekëgega, ka zhvilluar një takim me senatorin amerikan, Ted Cruz, i cili garoi përballë Donald Trump në garën brenda republikanëve për të përzgjedhur kandidatin Republikan për zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Zoti Lekëgega e njohu senatorin Cruz me aktualitetin në Shqipëri dhe situatën me krimin e organizuar që po mban peng të ardhmen e vendit dhe lidhjet e tij me qeverinë. Ai kërkoi mbështetje nga SHBA si aleati më strategjik i Shqipërisë në betejën e Partisë Demokratike për shkeputjen e lidhjeve të krimit me qeverinë.
Zoti Lekëgega në emër të Kryetarit të PD, Lulzim Basha, dhe Partisë Demokratike falenderoi zotin Cruz për mbështetjen që Partia Republikane dhe SHBA i kanë dhënë ndër vite Partisë Demokratike shqiptare dhe Shqipërisë.
Zoti Cruz u njoftua nga zoti Lekëgega edhe për çështjen e kufirit Kosovë-Serbi, si dhe qëndrimin e lidershipit demokrat dhe heshtjen e Tiranës Zyrtare. Kreu i PD-së dega Teksas ftoi senatorin Cruz të vizitojë Shqipërinë.
Zyra e Shtypit PD Teksas

Artikulli paraprakSjellësit e mynxyrës
Artikulli tjetërBasha zbulon 5 rregullat kryesore të Vettingut të politikanëve: Do të ketë monitorim ndërkombëtar!