Basha zbulon 5 rregullat kryesore të Vettingut të politikanëve: Do të ketë monitorim ndërkombëtar!

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka publikuar mbrëmjen e sotme rregullat kryesorë të vettingut për politikanët, i propozuar nga Partia Demokratike.
Me anë të një video, Basha, shpjegon se si dhe nga kush do të bëhet Vettingu i politikanëve.
Ja çfarë shkruan Basha
Vettingu i politikes nuk do te behet nga politika dhe do te kete monitorim nderkombetar.
RREGULLAT KRYESORE TË VETINGUT TË POLITIKANËVE
1. Vetingun e politikanëve NUK do ta bëjë politika, NUK do ta bëjë Kuvendi.
2. Struktura e vetingut do të përbëhet nga PROFESIONISTË TË PAVARUR nga politika.
3. Vetingu i politikanëve do të ketë MBIKQYRJE NDËRKOMBËTARE.
4. Vetingu i politikanëve do të jetë krejtësisht I PAVARUR nga ai i drejtësisë.
5. Vetingu i politikanëve do të jetë I THJESHTË dhe TRANSPARENT si dekriminalizimi, që nxori nga Kuvendi dhe zyrat e shtetit 333 persona me të kaluar kriminale.

5 RREGULLA KRYESORE PËR VETINGUN E POLITIKANËVE

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 17. September 2018

Artikulli paraprakKreu i degës së PD në Teksas takon senatorin Ted Cruz: Qeveria shqiptare e lidhur me krimin
Artikulli tjetërKokaina e Xibrakës, lirohet nipi i diktatorit, ishte dënuar me 10 vite burg bëri vetëm 3