Koreja e Veriut kërcënon SHBA-në me hakmarrje

Koreja e Veriut kërcënon SHBA-në dhe Korenë e Jugut me hakmarrje për shkak të një manovre të përbashkët detare.
Në prag të fillimit të manovrës së madhe vjetore detare mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut, Koreja e Veriut ashpërsoi sërish tonin dhe kërcënoi me masa hakmarrjeje. Komiteti koreanoverior për Bashkimin Paqësor të vendit i akuzoi të dyja vendet se, me manovrën e tyre duan ta shkatërrojnë Korenë e Veriut.
Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut kishte deklaruar më parë se, “SHBA po e kërkon vetë luftën bërthamore” dhe se “me provokimet e tyre Koreja e Jugut dhe SHBA-ja do të shkaktojnë një valë hakmarrjeje dhe vetëshkatërrimin e tyre”.
Sipas të dhënave zyrtare në manovrën pesëditore «Vigilant Ace» do të marrin pjesë më tepër se 230 avionë ushtarakë si dhe 12 000 ushtarë. Qëllimi i manovrës është që të forcojë gatishmërinë e të dy vendeve aleate.
Në manovrën e zhvilluar vitin e kaluar morën pjesë 16 000 ushtarë dhe më tepër se 200 avionë.
Manovra zhvillohet vetëm pak ditë, pasi Koreja e Veriut ndërmori një test të ri me një raketë ndërkontinentale, që u kritikua ashpër prej bashkësisë ndërkombëtare. Pas kësaj prove bërthamore, Koreja e Veriut deklaroi se tani mund të sulmojë të gjithë territorin e SHBA-së.

Artikulli paraprakBasha në PPE: Qeveria antimafia, e vetmja zgjidhje për Shqipërinë
Artikulli tjetërRoli në rritje i Sekretarit të Mbrojtjes Jim Mattis