Koreja e Veriut fajëson Amerikën

Koreja e Veriut ka premtuar se do të mbështesë arsenalin e saj bërthamor me “ritmin maksimal”, duke fajësuar Amerikën se ka çuar rajonin në prag të një lufte bërthamore. Të hënën, Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut e ka quajtur SHBA-të “kryepriftin e agresionit dhe të luftës, i cili po shkallëzon tensionin”. “Histeria e agresionit amerikan kurrë nuk ka arritur një lartësi të tillë dhe situata në Gadishullin korean kurrë nuk ka hyrë kaq shumë pranë një lufte bërthamore si në periudhën e stërvitjes së fundit”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të vendit, cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve së Koresë së Veriut, KCNA. “Tani që SHBA-të janë duke nisur rekordin e përgjithshëm për sanksionet dhe presionin ndaj Koresë së Veriut, Pheniani do të përshpejtojë ritmin maksimal për nxitjen dhe parandalimin e programit bërthamor”, thuhet në deklaratë. Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut vlerësoi “forcën e fuqishme bërthamore” të vendit të saj, e cila tha se është e vetmja gjë që pengon SHBA që të kryejnë “të njëjtin veprim agresioni në Kore si ato që kanë kryer në vende të tjera”. Ndërkohë, dy testet më të fundit të raketave kanë përfunduar në dështim, sipas ushtarakëve të SHBA dhe të Koresë së Jugut, të cilat ndjekin aktivitete të tilla. Komentet e reja vijnë, pasi SHBA po shqyrton mundësinë e rinegociimit të kostos së vendosjes së sistemeve anti-raketë të saj THAAD në Korenë e Jugut, për të cilën Uashingtoni ka shprehur gatishmëri në rast se Koreja e Jugut paguan.

Artikulli paraprakPapa kërkon ndërmjetësim ndërkombëtar për krizën me Korenë e Veriut
Artikulli tjetër“Bëhuni gati për luftë”