Konflikti për pronën e detyron 23-vjeçarin të largohet nga Shqipëria

23-vjeçari nga Tropoja, Ervin Gocaj tregon kalvarin e vuajtjeve duke nisur nga dhuna barbare, tek kërcënimet me jetë nga kushërinjtë e tij dhe përndjekjet e policisë për shkak të një konflikti pronësie.

Ervini tregon se, në vitin 2012 u largua nga Shqipëria për shkak të kërcënimeve të shumta për jetën e tij. Ai është kërcënuar me jetë për shkak të një konflikti pronësie midis familjes së tij dhe familjes së kushëririt. Kushërinjtë e tij zaptuan një sipërfaqe të madhe të pronës së tij dhe filluan ndërtimin e një objekti. Babai i Ervinit i kërkoi ndihmë policisë për këtë ngjarje, por policia në vend që të zbatonte ligjin dhe të vendoste drejtësi nxori nga prona e vet familjen e Ervin Gocit.

Jo vetëm kaq, por policia i ka kërcënuar se do t’i burgosnin nëse pengonin ndërtimin e objektit në pronën e tyre nga kushëriri, i cili përdori shoqërinë e tij në shtet për të ndërhyrë në polici.

Kushërinjtë e Ervinit të ndihmuar nga policia nuk e lejonin familjen e tij të futeshin në pronën e tyre. Familja e Ervinit kërcënohej çdo ditë me jetë nga banda e kushëririt dhe policia.

Disa muaj më vonë familja e kushëririt të Ervinit u largua nga qyteti për disa ditë dhe gjatë kësaj kohe babai i Ervinit hyri me buldozer dhe shkatërroi ndërtimin e tyre dhe ngriti një kufi në pronën e tij.

Të nesërmen kushëriri u kthye dhe pasi pa ndërtimin e shkatërruar shkon dhe sulmon Ervinin duke e tërhequr zvarrë dhe duke e dhunuar barbarisht, duke i përplasur kokën në tulla dhe e lënë të mbuluar me gjak dhe pa ndjenja. Disa njerëz të afërt e morën Ervinin dhe e dërguan në spital.

Pas kësaj ngjarje të rëndë, babai i Ervinit takoi kushëririn në treg dhe e goditi me shuplakë. Më pas ai rrëmbeu babain e Ervinit dhe nisën sërish ndërtimin e objektit.

Ervini tregon se, disa javë më vonë më rrëmbyen edhe mua nën kërcënimin e armëve pse ndalova burrat që të vazhdonin të ndërtonin në pronën time. Ata e kanë rrahur dhe torturuar Ervinin dhe e kanë lënë pa ngrënë për disa ditë.

“Unë nuk dola jashtë shtëpisë për më shumë se 5 muaj dhe të gjithë besonin se kisha vdekur, derisa një ditë kushëriri im erdhi në shtëpi për të marrë pjesën tjetër të pronës tonë. Kur ai dhe njerëzit e tij panë që isha gjallë me rrahën me rrip dhe më dëbuan nga shtëpia ime. Të gjitha gjërat tona na i dogjën dhe ne u detyruam të strehohemi në shtëpinë e një të afërmit tim”, tregon Ervini.

Pamvarsisht se kishte marrë në zotërim një pjesë të pasurisë tij, kushëriri vazhdonte që të kërcënonte Ervinin duke i kërkuar që të paguante një shumë të madhe lekësh për shkatërrimin e ndërtimit që ai i kishte prishur. Ai e kërcënoi se do ta vriste nëse nuk do të bënte pagesën e lekëve brenda 3 muajve.

Duke mos patur asnjë mundësi për të paguar paratë e kërkuara nga kushërinjtë e tij, Ervini fshihet, por pas dy muajsh policia arrin ta gjejë dhe e arreston me akuzën e sulmit ndaj kushëririt të tij. Policia ushtron dhunë ndaj tij me shkopinj gome dhe i japin ushqime të skaduara. Për çdo javë kushëriri i dërgonte njerëz në burg për ta rrahur brenda qelisë nga të burgosur që kishin lidhje me kushëririn e tij. Në një rast ata e kanë rrahur deri në atë masë sa ai përfundon në spital, pasi i ishte thyer dora. Ervini ka kaluar më shumë se një muaj në burg.

Për t’i shpëtuar dhunës dhe kërcënimeve me jetë, Ervini detyrohet të largohet jashtë shtetit për në Mbretërinë e Bashkuar. Ka marrë 18 mijë euro borxh me kusht për t’i paguar brenda një viti. Sapo mbërrin në MB ndaj tij nis presioni nga huadhënësi për të shlyer paratë, për ndryshe ata e kërcënuan për vdekje dhe familjen e tij. Në këtë kohë një shok i prezantoi një mikun e tij, i cili do ta ndihmonte të fitonte para në mënyrë që të shlyente borxhin për të ruajtur familjen e tij. Ervini ka rënë dakord dhe fillon të punojë për një kohë derisa u arrestua nga policia më 12/02/2016 dhe u dënua me 8 muaj burg dhe më 2 qershor të këtij viti ai dëbohet për në Shqipëri.

Pasi kthehet në Shqipëri njerëzit e kushëririt të tij e shikojnë dhe ndjekin për ta vrarë. Ata e qëllojnë me 3 plumba, por fatmirësisht ai arrin t’i shmanget sulmit me armë me ndihmën e një miku të tij. Duke parë se jeta po i rrezikohej për çdo ditë, Ervini vendos që të largohet përsëri nga Shqipëria pasi aty nuk ka shpëtim.

Artikulli paraprakFaqja e parë
Artikulli tjetërCana pranë lamtumirës, faleminderit kapiten